Bota

Sulm me thikë në një gjimnaz në Korenë e Jugut, nxënësi plagos 5 persona, mes tyre edhe drejtorin e shkollës

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe drejtori i shkollës së mesme, i cili ka pësuar lëndime në pjesën e poshtme të barkut. Policia tha se dy persona të tjerë u plagosën lehtë, përfshirë një grua të cilën i riu tentoi ta mbyste.

28 Prill 2025, 10:04 Nga N.F
Sulm me thikë në një gjimnaz në Korenë e Jugut,
Foto ilustruese

KORE- Një 18-vjeçar ka plagosur me thikë tre persona brenda një shkolle të mesme në Korenë e Jugut qendrore. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur lehtë edhe dy të tjerë. Në mëngjes, policia u njoftua se një student goditi me thikë dikë brenda një klase në provincën Chungbuk. Sulmi ndodhi rreth orës 08:36 në qytetin Changju , rreth 110 kilometra në jug të kryeqytetit Seul .

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe drejtori i shkollës së mesme, i cili ka pësuar lëndime në pjesën e poshtme të barkut. Policia tha se dy persona të tjerë u plagosën lehtë, përfshirë një grua të cilën i riu tentoi ta mbyste.

I dyshuari i plagosur lehtë është dërguar në mbajtje 12 minuta pasi është njoftuar policia. Ai tentoi të arratisej duke u zhvendosur në një park aty pranë, ku u zhyt në një liqen , përpara se të merrej në paraburgim dhe të dërgohej në spital.

"Ne jemi ende duke u përpjekur të zbulojmë detajet dhe motivin e sulmit," tha një oficer policie.

Ky rast vjen disa muaj pasi një mësues goditi me thikë një nxënëse tetëvjeçare në një shkollë fillore. Koreja e Jugut është një vend që konsiderohet veçanërisht i sigurt, me shkallën e vrasjeve që nuk i kalon 1.3 për 100,000 banorë në vitin 2021, sipas statistikave zyrtare. Ky është një nivel shumë më i ulët se mesatarja globale.

sulm me thikë në një gjimnaz në korenë e jugut

Sondazh

Poll