Bota

Rebelët Houthi: 35 të vdekur në sulmet e SHBA-së në qendrën e ndalimit të emigrantëve në Saada

Që nga janari dhe kthimi i Donald Trump në presidencë, SHBA-ja ka intensifikuar operacionet e saj ushtarake kundër Houthit në Jemen me synimin për t'i dhënë fund sulmeve të tyre ndaj Izraelit dhe anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

28 Prill 2025, 09:52 Nga N.F
Rebelët Houthi: 35 të vdekur në sulmet e SHBA-së në
Foto ilustruese

JEMEN- Rebelët Houthi në Jemen raportuan sot se sulmet që ua atribuan Shteteve të Bashkuara, kanë vrarë të paktën 35 njerëz. Sipas tyre sulmet synuan një qendër ndalimi emigrantësh në Saada, bastioni i tyre në veri të vendit.

"Tridhjetë e pesë trupa u nxorën nga rrënojat e një qendre ndalimi të emigrantëve afrikanë dhe ekipet e mbrojtjes civile dhe të Gjysmëhënës së Kuqe po vazhdojnë përpjekjet e tyre në vendet e krimit amerikan," raportoi rrjeti televiziv Houthi al-Massirah, duke shtuar se "janë 30 të zhdukur".

Ministria e Brendshme Houthi në një deklaratë u shpreh për dhjetëra të vdekur dhe të plagosur, ndërsa vuri në dukje se 115 emigrantë afrikanë ndodheshin në qendrën e paraburgimit. Që nga janari dhe kthimi i Donald Trump në presidencë, SHBA-ja ka intensifikuar operacionet e saj ushtarake kundër Houthit në Jemen me synimin për t'i dhënë fund sulmeve të tyre ndaj Izraelit dhe anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

Bastisja më vdekjeprurëse e SHBA deri më tani ishte më herët në prill kundër një terminali të eksportit të naftës në Detin e Kuq, i cili vrau të paktën 74 njerëz. Ushtria amerikane njoftoi dje, të dielën, se kanë goditur mbi 800 objektiva në Jemen që nga 15 marsi.

jemen rebelet houthi

Sondazh

Poll