Politike

I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, ekstradohet nga Greqia Marinel Demiri

Mësohet se i riu ka plagosur një 75-vjeçar, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital gjatë një konflikti. 

26 Prill 2025, 16:12 Nga I.A
 
I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, ekstradohet
Marinel Demiri

TIRANË- Një 39-vjeçar është ekstraduar nga Greqia ditën e sotme, pasi ishte dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Mësohet se i riu ka plagosur një 75-vjeçar, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital gjatë një konflikti. Marinel Demiri është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 5 vjet e 6 muaj burgim. Por tani i kanë ngelur për të vuajtur vetëm 4 vjet, 5 muaj dhe 18 ditë. 

Njoftimi i Policisë:

Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.

39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).

Nga hetimet rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë.

marinel demiri

Sondazh

Poll