Politike

"Do t'i shtypni kokën gjarprit Edi Rama"/ Berisha nga Lapraka: Dy javë kanë mbetur, le ta shpëtojmë Shqipërinë nga narkodiktatura

Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se ashtu sikurse në SHBA ku Donald Trump i shtypi kokën gjarprit, në Shqipëri ju do t'i shtypni kokën gjarprit Edi Rama. 

26 Prill 2025, 13:45 Nga M.L
"Do t'i shtypni kokën gjarprit Edi Rama"/ Berisha nga
Sali Berisha

LAPRAKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Laprakës ditën e sotme, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se ashtu sikurse në SHBA ku Donald Trump i shtypi kokën gjarprit, në Shqipëri ju do t'i shtypni kokën gjarprit Edi Rama. 

Berisha shtoi se na ndajnë vetëm dy javë nga zgjedhjet, duke i ftuar qytetarët që ti kthejnë këto dy javë në mision edhe në shërbim të dinjitetit. Berisha u bëri thirrje që duhet ta shpetojmë Shqipërinë nga narkodiktatura.

PJESË NGA FJALIMI:

“Familja shqiptare në këto vitet e fundit iu nënshtrua edhe një agresioni të paparë. Ekstremizmit të majtë, filluan në tekstet e shkollave prindi 1 dhe prindi 2, u shua nëna e babai. Erdhi ligji për ferma të grave që do të lindnin fëmijët e askujt. Fati i madh që në SHBA, Donald Trump i shtypi kokën gjarprit. Në Shqipëri ju do t’i shtypni kokën gjarprit, Edi Rama. Shqipëria madhështore është zotimi ynë. Dy javë kanë mbetur, le të jenë këto 2 javët e jetës suaj, e misionit tuaj në shërbim të dinjitetit tuaj, mirëqenies tuaj. Të shpëtojmë Shqipërinë nga narkodiktatura”, tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll