Bota

Lamtumira e fundit për Papa Françeskun! Ati i Shenjtë përcillet sot për në banesën e fundit, mbi 200,000 njerëz priten në Romë

Rreth 4.000 gra dhe burra nga forcat e policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë, përfshirë 4.000 vullnetarëve nga Mbrojtja Civile.

26 Prill 2025, 07:21 Nga M.B
Lamtumira e fundit për Papa Françeskun! Ati i Shenjtë
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Françeskut do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 10:00 në Romë me një ceremoni varrimin solemne. Rreth 4.000 gra dhe burra nga forcat e policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë, përfshirë 4.000 vullnetarëve nga Mbrojtja Civile.

Sheshi i Shën Pjetrit, por edhe Via della Conciliazione dhe rrugët përreth po mbushen me krerë shtetesh, besimtarë dhe qytetarë të thjeshtë, që duan të marrin pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën Papës. Portat u hapën në orën 05:30 në zonën e varrimit priten të paktën 200 mijë besimtarë, të cilëve do t’i shtohen personat që do të pozicionohen përgjatë rrugës së kortezhit funeral dhe përballë Santa Maria Maggiore, ku do të bëhet varrimi.

Të paktën 160 delegacione të krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota janë të pranishëm. Ata do të udhëhiqen nga 12 sovranë në fuqi, 52 krerë shtetesh dhe 14 krerë qeverish. Do të jenë gjithashtu dy princa të kurorës, duke përfshirë Princin William, bashkëshortë të krerëve të shteteve, ministra, presidentë parlamentesh dhe drejtues të institucioneve të mëdha ndërkombëtare dhe shumëpalëshe.

Në ceremominë mortore të Papa Françeskut, nga Shqipëria merr pjesë Presidenti Begaj me bashkëshorten, ministri Igli Hasani dhe ministrja Adea Pirdenji, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj, si edhe krerët e komuniteteve fetare, kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joan Pelushi.

Më shumë se 250.000 njerëz hynë në Shën Pjetrin për t’i bërë nderimet e fundit Papës gjatë tre ditëve në të cilat trupi i tij u ekspozua në bazilikë, përpara ceremonisë së mbylljes së arkivolit të premten në mbrëmje. Udhëtimin i fundit i Papës nga Shën Pjetri në Santa Maria Maggiore do të zgjasë pak më shumë se një orë, duke ecur me një ritëm midis 5 dhe 10 kilometra në orë. Kortezhi i varrimit do të përbëhet nga disa makina, me disa kardinalë dhe disa të afërm.

varrimi i papa franceskut

Sondazh

Poll