Politike

"Akoma se more vesh moshën teme"/ Rama prezanton kandidaten për deputete në Shkodër: Urdhëro, thuaj dy fjalë! Është Kejsi tjetër ajo, apo jo...

Rama prezantoi kandidaten e re për deputete në atë qytet ku përgjatë prezantimit kanë shkëmbyer dhe disa batuta me njëri-tjetrin. Rama tha se Kejsi Spahija është kandidatja për deputete më e re në Shkodër teksa i jep mikrofonin asaj për të nisur fjalimin.

25 Prill 2025, 20:08 Nga M.L
"Akoma se more vesh moshën teme"/ Rama prezanton kandidaten
Foto ilustruese

SHKODËR- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e qyteti të Shkodrës këtë pasdite. Rama prezantoi kandidaten e re për deputete në atë qytet ku përgjatë prezantimit kanë shkëmbyer dhe disa batuta me njëri-tjetrin. Rama tha se Kejsi Spahija është kandidatja për deputete më e re në Shkodër teksa i jep mikrofonin asaj për të nisur fjalimin.

Spahija tha se donte që të zhduket diferenca e shumicës, djemve dhe vajzave, sepse sipas saj vajzat janë fuqia dhe motori i lëvizjes së Shkodrës dhe PS-së.

“Dua të bëj një falenderim dhe urim të veçantë, për këtë gocën këtu, Kejsin. Ne këtu në Shkodër, gjysmën e skuadrës i kemi gra dhe vajza. Këtu në Shkodër ne kemi edhe deputeten më të re... prapë e bëra gabim? (pyet Kejsin, “Të Shkodrës”, i kujton ajo), më të re të Shkodrës, kështu që urdhëro, thuaj dy fjalë! Është Kejsi tjetër ajo, apo jo, është më e reja e Shqipërisë, apo jo...?!”, u shpreh kryesocialisti, teksa i dha mikrofonin kandidates.

“S’ka problem, përshëndetje të tanëve. S’ka problem, prapë s’e morë vesh moshën teme... akoma s’e more...! Faleminderit! Përshendetje, du me bë një krahasim, të zhduket diferenca e shumicës, djemve dhe vajzave, se vajzat janë fuqia dhe motori i lëvizjes së krejt Shkodrës dhe PS-së. Unë jam krenare që kam punuar me rininë e Pukës, Fushë-Arrëzit, Vaut të Dejës e krejt malësisë së madhe. Falenderoj kryeministrin Rama për mundësinë që më ka dhënë dhe shpresoj t’ia shpërblej dhe që ne të mos e humbim objektivin që kemi për Shqipërinë dhe Shkodrën Europiane”, tha Spahija. 

edi rama

Sondazh

Poll