Politike

Rama-vajzave në Shkodër: Nëse keni simpatizant demokrat me mend, rasti ideal për ta vënë në provë

Rama "porositi" sërish vajzat e reja që nëse kishin krah tyre ndonjë simpatizant demokrat, ishte rasti më ideal për ta vënë në provë nëse është me BE-në apo me opozitën. Sipas tij, prova e 11 majit ishte që të votohej për PS-në dhe jo për opozitën.

25 Prill 2025, 20:06 Nga M.B
Rama-vajzave në Shkodër: Nëse keni simpatizant demokrat me mend,
Edi Rama

SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Shkodër. Rama "porositi" sërish vajzat e reja që nëse kishin krah tyre ndonjë simpatizant demokrat, ishte rasti më ideal për ta vënë në provë nëse është me BE-në apo me opozitën. Sipas tij, prova e 11 majit ishte që të votohej për PS-në dhe jo për opozitën.

“Me një porosi për gocat këtu që cilëndo prej tyre që kanë ndonjë simpatizantë demokrat, ndodh, ju ka ardh në dorë, rasti ideal për ta vu në provë simpatizantin, se sa mend ka. Jo për ta bërë socialist, absolutisht jo, demokratët le të rrinë demokratë, por me Shqipërinë, me BE-në në Europë, apo me bufin e kënetës në gropë?! Nëqoftëse ai thotë unë jam me bufin e kënetës, është koha për ta përcjellë dhe për të parë majtas (bën me dorë shenjën e përcjelljes). Faleminderit”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll