Sport

Edicioni ri vjen me risi, centralizohet sistemi VAR në “Shtëpinë e Futbollit”...

Duke nisur nga sezoni futbollistik 2025/2026, sistemi VAR në futbollin shqiptar do të funksionojë nga një qendër e përhershme e dedikuar, e ndërtuar në “Shtëpinë e Futbollit”.

25 Prill 2025, 16:54 Nga DOSJA
Edicioni ri vjen me risi, centralizohet sistemi VAR në

TIRANE - Federata e Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për modernizimin dhe rritjen e standartit të arbitrazhit shqiptar, duke e sjellë atë në një linjë me praktikat më të mira europiane.

Kjo qendër do të monitorojë pesë ndeshje njëkohësisht nga kampionati “Abissnet Superiore”, duke eliminuar kështu nevojën për qendrat e lëvizshme, që janë përdorur deri më tani.

Në dispozicion do të jenë 5 dhoma VAR-i, te pajisura me teknologjinë më të fundit, ku arbitrat do të kenë mundësinë të analizojnë momentet e diskutueshme.

Përveç ndeshjeve të “Abissnet Superiore”, kjo qendër do të shërbëjë edhe për ndeshje të zgjedhura nga kampionati i Kategorisë së Parë, apo kampionatet e tjera në varësi të sfidave.

Përmes këtij investimi të rëndësishëm për futbollin shqiptar, FSHF dëshmon se po ndjek hapat e federatave më të zhvilluara europiane si ato angleze, spanjole apo italiane, që kanë adoptuar prej kohësh qendrat e centralizuara të sistemit VAR.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll