Sport

Gjyqtari i finales së Kupës së Mbretit në lot, pas videove të Real Madrid TV, që drejtonin gishtin me akuza drejt tij...

Në një konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës së Mbretit mes Barçës dhe Real Madridit (të shtunën në orën 22:00), gjyqtari i ndeshjes, Ricardo de Burgos Bengoetxea, shpërtheu në lot këtë të premte teksa diskutonte për situatat që ai dhe familja e tij, veçanërisht djali i tij, po kalon për shkak të profesionit të tij. Të enjten, kanali zyrtar i Real Madridit publikoi video kritike ndaj tij.

25 Prill 2025, 16:11 Nga DOSJA
Gjyqtari i finales së Kupës së Mbretit në lot, pas videove

SPANJE - Në prag të finales së Kupës së Mbretit mes Barçës dhe Real Madridit të shtunën (22:00), gjyqtari i caktuar për të gjykuar, Ricardo de Burgos Bengoetxea, foli për situatën e tij personale në një konferencë për shtyp.

Ai tha se ishte "indiferent" ndaj videove të publikuara nga kanali zyrtar i klubit të Real Madridit të enjten, por tregoi për situatat që familja e tij mund të duronte për shkak të profesionit të tij.

"Kur djali juaj shkon në shkollë dhe i thuhet se babai i tij është hajdut dhe vjen në shtëpi duke qarë, është shumë shqetësuese," tha ai, duke lotuar në konferencën për shtyp të premten.

"Ajo që po bëj është të përpiqem ta edukoj djalin tim, t'i tregoj se babai i tij është i sinqertë, se ai bën gabime si çdo sportist tjetër. (...) Ditën që do të largohem nga këtu, dua që djali im të jetë krenar për atë që ishte babai i tij dhe çfarë është arbitrimi, që na dha shumë vlera," shtoi një emocionues de Burgos Begoetxea.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll