25 Prill 2025, 08:10
Nga N.F
Dodik
BOSNJE- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka reaguar pas vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt për të ndërprerë financimin nga buxheti për SNSD-në dhe “Ujedinjena Srpska”. Ai gjithashtu komentoi edhe përpjekjen për ta arrestuar. Dodik sërish kritikoi ashpër Schmidt, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin dhe kompetencat e tij, dhe deklaroi se RS nuk do të respektojë asnjë vendim të tij.
Ai e quajti Schmidtin guvernator të rremë dhe fashist, duke theksuar se ligjet dhe vendimet që ai merr bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe nuk kanë asnjë bazë juridike.
“Christian Schmidt nuk ka legjitimitet, nuk ka të drejtë dhe as kompetenca. Partnerët tanë boshnjakë i kanë pranuar kompetencat e tij sepse ai është kundër nesh në RS, por kjo dëmton më së shumti vetë ekzistencën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Asnjë shtet nuk mbijeton këtë lloj ndërhyrjeje”, tha Dodik.
Sipas tij, Republika Serbe, që përbën 49 për qind të territorit të BiH, nuk do të pranojë “imponime dhe narrativa të rreme” që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare, dhe paralajmëroi se institucionet e RS-së do të reagojnë duke pezulluar zbatimin e akteve të kontestuara dhe duke kërkuar një marrëveshje të re për të ardhmen e BiH.
Ai gjithashtu komentoi krizën politike aktuale dhe paralajmëroi rezistencë përmes institucioneve, duke dërguar një mesazh të ashpër se ndjekja penale e lidershipit politik të RS-së nuk do të kalojë pa pasoja.
“Çfarë mënyre është kjo, që papritur të procesohen presidenti, kryetari i Asamblesë Kombëtare, kryeministri, ministrat? Kush mendon se nuk do të mbrohemi, e ka gabim”, deklaroi ai.
Dodik teksa komentoi vendimin e Schmidtit për ndërprerjen e fondeve tha se si mundet disa parti politike të marrin fonde dhe të tjerat jo.
"Kjo është demokracia e tyre. S’më intereson as për të, as për vendimet e tij”, tha ai.
dodik christian schmidt
Bota
25 Prill 2025, 08:14
r.ll
foto ilustruese
INDI- Pas sulmit në Kashmirin e kontrolluar nga India, në të cilin u vranë 26 vetë, fuqitë bërthamore In...
Bota
25 Prill 2025, 08:05
r.ll
foto ilustruese
HUNGARI- Kudo, ku ai shfaqet ndërkohë në Hungari, njerëzit vërshojnë drejt tij. Ata e brohorasin atë, du...
Bota
25 Prill 2025, 07:55
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Rusia dhe Ukraina duan paqe dhe u bëri thirrje që të ulen në tryezën e b...
Bota
25 Prill 2025, 07:49
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Bisedimet e rëndësisë së lartë për çështjen bërthamore mes Shteteve të Bashkuara ...
Bota
25 Prill 2025, 07:41
N.F
Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për CBS Neës që do të transmetohet n&...
Bota
25 Prill 2025, 07:39
r.ll
foto ilustruese
VATIKAN- Përgatitjet për funeralin e nesërm të Papës Françesku po kulmojnë orë pas ore ...
Bota
25 Prill 2025, 07:33
N.F
TAJLANDË- Një alarm u ngrit në Tajlandë të premten kur një avion i vogël policie u rrëzua pranë bregut t&eum...
Bota
24 Prill 2025, 22:58
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Edhe pse Papa Françesku ka 3 ditë që ka ndërruar jetë, Izraeli vetëm sot zyrtarisht ka shprehur ngu...
Bota
24 Prill 2025, 22:36
M.L
Donald Trump
SHBA- Përveç garancive se SHBA-ja po ushtron presion të fortë ndaj Rusisë me synimin për t’i d...
Bota
24 Prill 2025, 21:49
M.L
Foto ilustruese
RUSI- Një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Moskë tha se Rusia rezervon të drejt&eu...