Sport

Duka dhe Ceferin inagurojnë zyrën e re të UEFA-s në Stamboll!

Kjo është zyra e tretë ndërkombëtare e UEFA-s, pas atyre në Londër dhe Bruksel, dhe do të ketë një rol strategjik në përgatitjet për Kampionatin Europian “Turqi-Itali 2032”.

24 Prill 2025, 18:21 Nga DOSJA
Duka dhe Ceferin inagurojnë zyrën e re të UEFA-s në

TURQI - UEFA përuroi sot zyrën e saj të re përfaqësuese në Stamboll, duke shënuar një zgjerim të rëndësishëm të pranisë së saj botërore. Kjo është zyra e tretë ndërkombëtare e UEFA-s, pas atyre në Londër dhe Bruksel, dhe do të ketë një rol strategjik në përgatitjet për Kampionatin Europian “Turqi-Itali 2032”. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive në qytetin turk dhe morën pjesë personalitete të rëndësishme të futbollit dhe politikës.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me liderë të tjerë si Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe drejtues të federatave të ndryshme europiane.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Ceferin vlerësoi rëndësinë e kësaj zyre të re, duke theksuar rolin kyç që ajo do të ketë në organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2032.

“Ne duam të ndajmë përvojën tonë, prandaj vendosëm të hapim një zyrë këtu në bashkëpunim me Federatën Turke të Futbollit. Qëllimi ynë është i qartë: Ta bëjmë Kampionatin Europian 2032 në Turqi – Itali më të mirin ndonjëherë”, u shpreh kreu i qeverisë së futbollit europian, duke theksuar gjithashtu kapacitetet organizative të Turqisë në eventet madhore të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll