Sport

Serie A/ Beteja për Champions League nxehet: përplasjet direkte, vendimtare…

Pesë skuadra në katër pikë dhe vetëm një vend në dispozicion me pesë ditë para përfundimit të kampionatit: Krahasoini kalendarët…

24 Prill 2025, 13:00 Nga DOSJA

Serie A/ Beteja për Champions League nxehet: përplasjet direkte,

ITALI - Bologna 60 pikë, Juventus 59, Lazio 59, Roma 57, Fiorentina 56. Lufta për t'u kualifikuar në edicionin e radhës të  Champions League po nxehet gjithnjë e më shumë.

Rezultatet e shtyrjeve, me fitoret e Lazios dhe Fiorentinës dhe mbi të gjitha humbjen e Juves, kanë ngushtuar ndjeshëm renditjen dhe tashmë në vendin e katërt (vendi i tretë tashmë duket se zotërohet nga Atalanta, e favorizuar edhe nga një kalendar i lehtë) është Bologna, që ëndërron një tjetër sezon mes yjeve të Europës.

Me pesë skuadra në katër pike largësi me pesë raunde para përfundimit, është praktikisht e pamundur të bësh parashikime, çdo detaj mund të jetë vendimtar, veçanërisht sepse do të ketë shumë përplasje direkte. Ja kalendarët e ndeshjeve:

Kalendari i Bolognas

Udinese-Bologna (27/04)
Bologna-Juventus (04/05)
Milan-Bologna (11/05)
Fiorentina-Bologna (18/05)
Bologna-Genoa (25/05)

Kalendari i Juventusit

Juventus-Monza (27/04)
Bologna-Juventus (04/05)
Lazio-Juventus (11/05)
Juventus-Udinese (18/05)
Venezia-Juventus (25/05)

Kalendari i Lazios

Lazio-Parma (28/04)
Empoli-Lazio (04/05)
Lazio-Juventus (11/05)
Inter-Lazio (18/05)
Lazio-Lecce (25/05)

Kalendari i Romës

Inter-Roma (27/04)
Roma-Fiorentina (04/05)
Atalanta-Roma (11/05)
Roma-Milan (18/05)
Torino-Roma (25/05)

Kalendari i Fiorentinës

Fiorentina-Empoli (27/04)
Roma-Fiorentina (04/05)
Venezia-Fiorentina (11/05)
Fiorentina-Bologna (18/05)
Udinese-Fiorentina (25/05)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll