Bota

"Donald Trump është i mërzitur"/ Shtëpia e Bardhë i bën paralajmërim presidentit ukrainas: Durimi i tij po i mbaron! Zelenksy: Ngarkesa emocionale ishte në kulmin e saj sot

Presidenti ukrainas tha në një konferencë shtypi të martën se Kievi nuk do të njihte kontrollin rus të Krimesë, komente për të cilat Trump tha se nuk do të bënte asgjë tjetër veçse do të zgjaste konfliktin.

23 Prill 2025, 22:51 Nga M.L

"Donald Trump është i mërzitur"/ Shtëpia e

SHBA- Donald Trump ka akuzuar ditën e sotme presidentin Volodymyr Zelenskyy se ka dëmtuar negociatat e paqes për luftën në Ukrainë me deklarata nxitëse. Presidenti ukrainas tha në një konferencë shtypi të martën se Kievi nuk do të njihte kontrollin rus të Krimesë, komente për të cilat Trump tha se nuk do të bënte asgjë tjetër veçse do të zgjaste konfliktin.

Vërejtjet e presidentit amerikan në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social" erdhën pasi Zëvendëspresidenti JD Vance tha se SHBA do të "largohej" nga roli i saj i marrëveshjes nëse të dy palët nuk arrinin në një marrëveshje.

Zyrtarët amerikanë u tërhoqën nga një takim në Londër këtë javë për tu fokusuar në bisedimet në Moskë, pasi ritmi i diplomacisë për t'i dhënë fund luftës është përshpejtuar. Një pjesë kyçe e propozimit të SHBA-së për t'i dhënë fund konfliktit, sipas rrjedhjeve në ditët e fundit, përfshin njohjen e Krimesë e cila u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.

Ndërkohë një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, duke argumentuar se Volodymyr Zelensky po ndërmerr hapa në drejtimin e gabuar, deklaroi se presidenti amerikan është shumë i mërzitur me ritmin e bisedimeve që synojnë t'i japin fund luftës në Ukrainë.

"Presidenti Donald Trump është i mërzitur. Durimi i tij po i mbaron. Ai dëshiron të bëjë atë që është e drejtë për botën. Ai dëshiron të shohë paqen. Ai dëshiron që vrasja të ndalet, por edhe palët ndërluftuese duhet ta duan atë. Për fat të keq, Presidenti i Ukrainës, Zelensky duket se po lëviz në drejtimin e gabuar," u tha Caroline Levitt gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti amerikan kritikoi homologun e tij ukrainas për deklaratën e tij "ngacmuese" në lidhje me Krimenë, duke akuzuar Zelensky se e bën të vështirë negocimin e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës.

“Krimea u humb vite më parë”, thekson Trump në një postim në platformën “Truth Social”, duke komentuar qëndrimin e shprehur nga Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë aneksimin e gadishullit në Federatën Ruse.

“Askush nuk po i kërkon Zelenskit ta njohë Krimenë si territor rus, por nëse ai do Krimenë, pse nuk luftuan për të 11 vjet më parë kur gadishulli iu dorëzua Rusisë pa u shkrepur asnjë plumb?” ka shkruar presidenti amerikan.

Sakaq më vonë ka reaguar dhe presidenti ukrainas ku pranoi se bisedimet në Londër u zhvilluan në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, duke shprehur shpresën se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe do të sjellin paqe në vendin e tij.

"Ngarkesa emocionale ishte në kulmin e saj sot. Por është mirë që delegacione nga pesë vende u takuan për të afruar paqen. Pala amerikane ndau vizionin e saj. Ukraina dhe vendet e tjera evropiane paraqitën pikëpamjet e tyre," shkroi Zelensky në një postim në platformën X.

"Donald Trump është i mërzitur"/ Shtëpia e

volodymyr zelenskyy donald trump

Sondazh

Poll