Politike

NATO bombardoi forcat serbe në Kosovë, Meta bëhet nostalgjik: Atë ditë kisha 30 vjetorin, se festova dot. Falenderon edhe Majkon (VD)

  • ‘Vllau si shkau’/ Majko shkrin me batuta të ftuarit në Kosovë, tregon për vitin ’99
  • Presidenti Ilir Meta ditën kur NATO ka bombarduar trupat serbe në Kosovë, ka pasur edhe një gëzim tjetër. Ai u shpreh se më 24 mars kishte 30 vjetorin të cilin nuk kishte mundur që ta festonte.

    KOSOVË– Presidenti Ilir Meta i pranishëm në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë ka kujtuar eksodin masiv të shqiptarëve nga Kosova rreth 20 vite më parë për t’u larguar nga lufta.  Por mesa duket presidenti Meta ditën kur NATO ka bombarduar trupat serbe në Kosovë, ka pasur edhe një gëzim tjetër. Ai u shpreh se më 24 mars kishte 30 vjetorin të cilin nuk kishte mundur që ta festonte.

    “Për ne 24 marsi është një ditë e veçantë. Kisha 30-vjetorin atë ditë por nuk pata mundësi ta festoja për shkak të një lajmi akoma më të mirë për mua e çdo e shqiptar atë të nisjes së ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit dhe barbarisë në Kosovë”, tha Meta.

    Më tej, Meta nuk i kurseu falenderimet as për kryeministrin e asokohe, Pandeli Majkon, i cili sot mban postin e ministrit të Diasporës. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Falenderime për kryeministrin e asaj kohe zotin Majko, presidentin Meidani, për gjithë forcat politike edhe pse vinin nga një ndarje e thellë e 96-97 të gjithë u bënë një trup i tërë për të përballuar atë eksod biblik e për të mirëpritur vëllezër e motra nga Kosova. Shqipëria e kishte për detyrë të përballonte atë krizë të jashtëzakonshme humanitare që erdhi nga Kosova për shkak të genocidit të Milloshevicit. Shpesh kur takohemi edhe me Zotin Majko e kolegë të tjerë e kemi të vështirë ta besojmë si mund të përballohej një krizë e këtyre të përmasave të jazhtëzakonshem, kur UNHCR që ishte lajmëruar që para 1 viti jepte garanci nuk kishte më shumë se sa disa mijëra dyshekë në Shqipëri,“-shtoi më tej Meta. 

    Në të njëjtin event një fjalë e mbajti edhe ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili kujtoi se si ishin bashkuar dy forcat politike për t’i dalë për zot Kosovës. Më tej Majko ka thënë edhe dy fjalë për shembullin e Ballkanit.  

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment