Sport

FOTO/ “Legjendë e Futbollit”, FSHF nderon ish-mbrojtësin e njohur, Artur Lekbello!...

Në një ceremoni të thjeshtë, por shumë miqësore në Selanik të Greqisë, ku morën pjesë edhe familjarë e miq të ish-futbollistit, presidenti Duka i dorëzon titullin e lartë ish-mbrojtësit të njohur Artur Lekbello të Tiranës dhe ekipit Kombëtar

19 Prill 2025, 11:50 Nga DOSJA

FOTO/ “Legjendë e Futbollit”, FSHF nderon ish-mbrojtësin e

SELANIK - Artur Lekbello, një nga emrat më të shquar të futbollit shqiptar është nderuar me titullin “Legjendë e Futbollit”. Për shkak të problemeve shëndetësore, ish-mbrojtësi nuk ka pasur mundësi të tërhiqte titullin në Shqipëri.

Për të nderuar dhe respektuar kontributin e tij, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së udhëtuan drejt Selanikut, ku u takuan me Lekbellon për t’i dorëzuar atij zyrtarisht titullin “Legjendë e futbollit”.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast dhe në një atmosferë shumë miqësore, ku morën pjesë edhe familjarë e miq të ish-futbollistit, presidenti Duka i shprehu mirënjohjen e tij Artur Lekbellos për karrierën e jashtëzakonshme dhe gjurmën që ka lënë në futbollin shqiptar.

Artur Lekbello ka qenë një nga mbrojtësit më të spikatur të futbollit shqiptar në vitet ‘80-‘90. Ai ka luajtur 30 ndeshje me Kombëtaren. Në rang klubesh, Artur Lekbello ka luajtur për ekipin e 17 Nëntorit dhe Arisit të Selanikut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll