18 Prill 2025, 20:51
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin investigativ Fiks Fare. Ai akuzon agjencinë ‘Viza Travel Agency’ se i ka marrë para me premtimin për një vizë pune në Kanada, por nuk i është ofruar asnjë shërbim dhe nuk i janë kthyer paratë.
Sipas Luanit, në fillim ka paguar 1 mijë euro dhe i ishte premtuar se brenda 6 muajve do të merrte vizën. Kaluan muajt, por asnjë procedurë nuk u krye. Në përpjekje për të kontaktuar me pronarin e agjencisë, z. Hamza Bytyçi, ai mori justifikime të ndryshme dhe asnjëherë zgjidhje apo ofrimin e shërbimit që ai kishte kërkuar.
Luan Ndou mëson se profili i agjencisë në Instagram është mbyllur, zyra është boshatisur dhe personi që e menaxhonte nuk gjendet më. Ai zbulon gjithashtu se janë edhe persona të tjerë që kanë paguar shuma të mëdha deri në 1,500 euro dhe ndodhen në të njëjtën situatë.
Një punonjëse e zyrës ku ndodhej më parë agjencia, ka pranuar se prej ditësh ai person nuk është paraqitur dhe se janë të shumtë qytetarët që e kanë kërkuar, përfshirë edhe një grua me fëmijë. Ajo konfirmon se nuk është rasti i vetëm i mashtrimit, por kjo gjë është bërë e përsëritur dhe shqetësuese për shumë qytetarë që kanë kërkuar shërbimin nga ajo agjenci.
Gazetarët e Fiks Fare shkuan dhe pranë zyrave të agjencisë, ata hynë në zyrat ku më parë operonte ‘Viza Travel Agency’. Aty kanë gjetur vetëm një stilolaps me logon ‘punësohu.eu’ dhe një xhaketë të lënë mbi tavolinë. Pas një dere të mbyllur, zbulojnë një poster të palosur ku lexonte ‘Viza Travel Agency’. Por, pronari i kësaj agjencie akoma është një mister, pasi nuk ka reaguar për rastin, apo të ketë kontaktuar qytetarët./ TCH
kanada agjencia
Aktualitet
18 Prill 2025, 20:42
N.F
Resuli
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" ka ...
Aktualitet
18 Prill 2025, 19:43
N.F
Besimtaret
TIRANË- E Premtja e Madhe ka mbledhur mijëra besimtarë në qytete të ndryshme të vendit. Në këtë dit...
Aktualitet
18 Prill 2025, 19:35
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të tjera janë mësuar për gjendjen shëndetësore të dy vëllezërve t&eum...
Aktualitet
18 Prill 2025, 19:32
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi t&eum...
Aktualitet
18 Prill 2025, 19:06
M.L
Foto nga vendngjarja
KORÇË- Një aksident është ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë, në aksin Kor&cc...
Aktualitet
18 Prill 2025, 18:37
N.F
Foto
TIRANË- Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjet...
Aktualitet
18 Prill 2025, 18:16
E. D
Mark Antony dhe Ilaria Sula
ITALI- Detaje tronditëse vijojnë të dalin nga vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj filipinas ...
Aktualitet
18 Prill 2025, 18:24
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të premten se e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë S...
Aktualitet
18 Prill 2025, 17:34
r.ll
DURRËS- Në video e filmuar së fundmi në Durrës tregon se po nisin përgatitjet e para për sezonin e plazhit.
Si&ccedi...
Aktualitet
18 Prill 2025, 17:25
E. D
foto ilustruese
ITALI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sulës. Mediat italiane rap...