Aktualitet

Fshehja e Skandalit me Aflatoksinën, Resuli: Këto vlera janë rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve! Akoma asnjë alarm publik

Resuli më tej ka ndarë të dhënët sesa sasi aflatoksinës M1 duhet të ketë qumështi sipas normave ligjore.

18 Prill 2025, 20:42 Nga N.F
Fshehja e Skandalit me Aflatoksinën, Resuli: Këto vlera janë
Resuli

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me fshehjen e pranisë e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë. 

Resuli më tej ka ndarë të dhënët sesa sasi aflatoksinës M1 duhet të ketë qumështi sipas normave ligjore. Ai thekson se në vendin tonë të dhënat tregojnë se vlerat e mostrave tregojnë se janë shume herë mbi kufirin e BE-së. Resuli shkruan se vlera janë rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht për fëmijët, për të cilët standardet janë edhe më të rrepta.

Postimi i plotë:

Fshehja e Skandalit me Aflatoksinën: Vlera mbi normat e BE-së dhe SHBA-së, por asnjë alarm publik!

Normat ligjore të aflatoksinës M1 në qumësht:
Bashkimi Europian (Regullorja (BE) 1881/2006):
0.050 µg/kg (mikrogram për kilogram) – për qumështin e zakonshëm
0.025 µg/kg – për ushqimin për fëmijë
FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave): 0.500 µg/kg

Vlerat e mostrave jokonforme të zbuluara në Shqipëri :

Për vitin 2024:

1. 0.203 µg/kg → 4.06 herë mbi kufirin e BE
2. 0.325 µg/kg → 6.5 herë mbi kufirin e BE
Për periudhën Janar–Prill 2025:
1. 0.150 µg/kg → 3 herë mbi kufirin e BE
2. 0.210 µg/kg → 4.2 herë mbi kufirin e BE
3. 0.221 µg/kg → 4.42 herë mbi kufirin e BE
4. 0.331 µg/kg → 6.62 herë mbi kufirin e BE
5. 0.882 µg/kg → 17.64 herë mbi kufirin e BE
1.76 here mbi kufirin e FDA në Amerikë
6. 0.293 µg/kg → 5.86 herë mbi kufirin e BE
7. 0.228 µg/kg → 4.56 herë mbi kufirin e BE
8. 0.337 µg/kg → 6.74 herë mbi kufirin e BE

Të gjitha kampionet jokonforme kanë tejkaluar normën e BE-së. Këto vlera janë rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht për fëmijët, për të cilët standardet janë edhe më të rrepta.

Fshehja e Skandalit me Aflatoksinën, Resuli: Këto vlera janë

fshehja e skandalit me aflatoksinën resuli

Sondazh

Poll