Politike

Rama: Rubiku do kthehet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat e Armatosura

Gjatë një takimi me banorët në Rubik, Rama theksoi se rivitalizimi i qytetit do të hapë një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish. 

18 Prill 2025, 12:33 Nga I.A
Rama: Rubiku do kthehet në një prej qendrave kryesore të
Edi Rama

RUBIK- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Rubiku do të kthehet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat e Armatosura. Gjatë një takimi me banorët në Rubik, Rama theksoi se rivitalizimi i qytetit do të hapë një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish. Në fund Rama shtoi se puna do të jetë e cilësisë së lartë dhe e mirëpaguar për çdo kategori.

"Në kuadrin e hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë, ne nisim me investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake dhe këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat, ku do të investohet dhe do të prodhohet për FA, por në masën tonë për eksport, gjë që do të thotë, e para një front i ri dhe kuptimplotë punësimi dhe e dyta punësim cilësor pasi këtu kërkohen një seri specialitetesh ashtu sikundër edhe tek të gjitha kategorive she shërbimeve mbështetëse. Punë e mirëpaguar. E treta, që duke zhvilluar këtë industri, ne nuk rrisim thjesht kapacitete tona mbrojtëse, por rrisim në mënyrë të ndjeshme, ekonominë tonë vendore këtu dhe ekonominë kombëtare. E kemi filluar punë qysh pas agresionit rus në Ukrainë dhe kemi krijuar një agjenci të posaçme, kemi krijuar ndërmarrjen shtetërore, drejtorin e kemi këtu të pranishëm dhe filozofia jonë është që investimet në rritje për mbrojtjen. Janë investime që po i bëjnë të gjitha vendet. Sot kemi ushtrinë tonë e kemi më të mirëpaguarën në rajon dhe synojmë të rrisim pagat çdo vit për të arritur në mesataren e NATO. Kjo ka rritur interesin për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Tani filozofia jonë është të investojmë për të fituar. Asetet e ushtrisë janë keqpërdorur në mënyrë skandaloze për shumë vite, Këtu kam parasysh pronat, të cilat do të mbeten në funksion të sektorit të mbrojtjes”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll