Politike

Sherr në shtabin elektoral të PS-së, kandidati për deputet dhunon kryetarin e socialistëve në Kavajë

Mësohet se përplasja verbale dhe fizike ka ndodhur rreth orës 23:00, në një zyrë elektorale në Kavajë.

18 Prill 2025, 10:35 Nga I.A
Sherr në shtabin elektoral të PS-së, kandidati për deputet
Eldian Cepeli dhe Shpend Barameta

KAVAJË- Një sherr mes socialistëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Kavajës. Mësohet se përplasja verbale dhe fizike ka ndodhur rreth orës 23:00, në një zyrë elektorale në Kavajë.

Bëhet me dije se koordinatori i zonës dhe njëkohësisht kandidati i PS, Eldian Cepeli, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Vis Gjeçi, kanë ofenduar dhe goditur me grusht kryetarin aktual të PS për Kavajën, Shpend Barameta. Sipas dëshmitarëve, përplasja ka nisur pas kundërshtimeve të Barametës për mënyrën sesi po imponohet kandidimi i Çepeli në zonë, pa marrë mendimin e bazës.

Pas dhunës, Shpend Barameta ka njoftuar Policinë e Kavajës, por në momentin që Policia ka shkuar aty, nuk ka bërë denoncim, duke tentuar ta zgjidhin situatën mes tyre, në mënyrë që të mos bëhet mediatike. Ndërkohë që pritet nga policia e Kavajës për një njoftim për sherrin në fjalë. 

shpend barameta  vis gjeçi eldian cepeli

Sondazh

Poll