Bota

Shkëputen kabllot e teleferikut në Napoli/ Humbin jetën 4 persona, një tjetër në gjendje të rëndë, linja shfaqi probleme gjatë ditës

Raportohet se një nga kabllot që mbështesin kabinën ishte këputur ndërsa teleferiku po kalonte luginën.

17 Prill 2025, 19:54 Nga N.F
Shkëputen kabllot e teleferikut në Napoli/ Humbin jetën 4
Foto ilustruese

ITALI- Një aksident tragjik është regjistuar pasditen e sotme në Napoli të Italisë. Mësohet se katër persona kanë vdekur pasi një kabinë e teleferikut malor u përplas përtokë. Një tjetër person është në gjendje të rëndë nga përplasjë e fortë.

Raportohet se një nga kabllot që mbështesin kabinën ishte këputur ndërsa teleferiku po kalonte luginën. Presidenti i rajonit, Vincenzo De Luca, tha se viktimat ishin turistë. De Luca shtoi se kushtet e këqija të motit, duke përfshirë mjegullën, erën dhe shiun, po e bëjnë shumë të vështirë për punonjësit e shpëtimit të arrijnë në zonën ku ishte rrëzuar kabina, në një lartësi prej 1500 metrash.

Mediat italiane kishin raportuar më herët të enjten se teleferiku ishte ndalur dhe disa njerëz ishin shpëtuar nga një kabinë tjetër e cila ishte ndalur më poshtë në luginë. Kryebashkiaku i Castellammare di Stabia ku ndodhej teleferiku tha se ata besonin se një kabllo tërheqëse ishte këputur.

“Frena e emergjencës në drejtim të rrymës funksionoi, por qartësisht jo ai në kabinë që do të arrinte në majën e kodrës”, tha ai për mediat italiane. Ai shtoi se kontrollet e sigurisë në sistemin e teleferikut bëhen rregullisht.

teleferik itali 4 viktima ne itali

Sondazh

Poll