Aktualitet

EMRAT/ Mbante armë zjari pa leje, arrestohet 43-vjeçari në Durrës, në pranga edhe 2 të tjerë për moskallëzim krimi

Policia bën me dije se përveç Agasit kanë rënë në pranga edhe Artur Karamuça dhe Florenc Berberi për moskallëzim krimi.

17 Prill 2025, 10:35 Nga M.B
EMRAT/ Mbante armë zjari pa leje, arrestohet 43-vjeçari në
Arma

DURRËS- 43-vjeçari Dritan Agasi i cili mbante armë zjarri pistoletë, pa leje është arrestuar në Durrës. Policia bën me dije se përveç Agasit kanë rënë në pranga edhe Artur Karamuça dhe Florenc Berberi për moskallëzim krimi. Po ashtu mësohet se është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit “Shadoë", ka goditur një rast të kësaj veprimtarie. Si rezulat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. A., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;   

 A. K., 47 vjeç, dhe F. B., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

durres

Sondazh

Poll