Aktualitet

Aksident në urën e Tapizës, përplasen 2 automjete, ndërron jetë një grua

Momentalisht ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.

17 Prill 2025, 07:48 Nga M.B
Aksident në urën e Tapizës, përplasen 2 automjete,
Foto nga vendi i ngjarjes

TAPIZË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në urën e Tapizës, nga ku mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake nga ky aksident ka ndërruar jetë një grua, 69-vjeçare. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit me të cilin u përplas automjeti i viktimës, është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll