Aktualitet

Shfrytëzuan të miturin në TikTok për klikime/ Gjykata e Beratit dënon me burg babanë dhe gjyshen, të atit i hiqet edhe e drejta e prindërimit

Bëhet e ditur se gjykata e Beratit dënoi me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg Natasha Rombula.

15 Prill 2025, 12:50 Nga E. D
Shfrytëzuan të miturin në TikTok për klikime/ Gjykata e
Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula

BERAT- Gjykata e Beratit ka dënuar me burg Natasha Rombulën dhe djalin e saj Armando Kumaraku, që shfrytëzonin djalin e mitur për para në Tik-Tok.  Bëhet e ditur se gjykata e Beratit dënoi me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg Natasha Rombula. Gjithashtu babait i hiqet edhe e drejta e prindërimit.

Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku kanë keqtrajtuar 10-vjeçarin. Konkretisht gjyshja dhe babai kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’. 

natasha rombula armando kumaraku

Sondazh

Poll