Politike

"Me Komisioneren dhe skuadrën e negociatave", Rama ndan foto nga Luksemburgu: Krenar për Shqipërinë

Shqipëria hapi këtë të hënë grupkapitullin "Tregu i Brendshëm", i treti në total që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

14 Prill 2025, 22:31 Nga r.ll
"Me Komisioneren dhe skuadrën e negociatave", Rama ndan foto nga
foto e postuar nga rama

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga Luksemburgu me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos dhe skuadrën kombëtare të negociatave për grupkapitujt që u çelën ditën e sotme. 

"Krenar për Shqipërinë. Luksemburg, me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos dhe skuadrën kombëtare të negociatave për Grupkapitujt që çelëm sot.", shkruan Rama në postimin e tij. 

Shqipëria hapi këtë të hënë grupkapitullin "Tregu i Brendshëm", i treti në total që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

Grupkapitulli i II-të I negociatave përmban:

- Kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave)

- Kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve)

- Kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime)

- Kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit)

- Kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare

- Kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale)

- Kapitulli 8 (Politika e konkurrencës)

- Kapitulli 9 (Shërbimet Financiare

- Kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë. Me konferencën e katërt sot bëhen 3 grupkapitujt, ndërsa mbeten edhe 3 të tjerë, konkurrueshmëria, Agjenda e Gjelbër dhe Qëndrueshmëria.

edi rama

Sondazh

Poll