Politike

Sa është paguar nga PD? Chris LaCivita: Ka një agjendë se kur publikohen këto shifra

Ai shtoi se pyetje të tilla bëhen nga shumë persona, sidomos nga ana e kryeministrit Edi Rama.

14 Prill 2025, 22:20 Nga r.ll
Sa është paguar nga PD? Chris LaCivita: Ka një agjendë se
chris lacivita

TIRANË- Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Chris LaCivita është pyetur më së shumti lidhur me pagesën e tij për shërbimet e tij.

I ftuar në Opinion, LaCivita tha se kjo shifër do të zbulohet sipas kushteve që ia imponon kontrata që ka me PD si dhe sipas rregullave në vendin tonë. Ai shtoi se pyetje të tilla bëhen nga shumë persona, sidomos nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Folët për ngjashmëri midis të situatës politike në Amerikë dhe të situatës politike në Shqipëri. Cilat janë këto ngjashmëritë?

LaCivita: Ngjashmëria më e madhe është situata aktuale ekonomike. Çmimet janë rritur. Kostoja e jetesës është shumë e lartë. Gjërave bazike janë shumë të shtrenjta. Punët janë një çështje e rëndësishme. Qëndrueshmëria ekonomike është një çështje shumë e rëndësishme. Këto kanë qenë çështje të rëndësishme edhe në Amerikë. Kjo ishte arsyeja pse Trump-i fitoi. Edhe ai ka ndryshuar shumë prej këtyre gjërave që prej 100 ditëve të para në zyrë. Nga pikëpamja ekonomike këto janë shumë të rëndësishme dhe mendoj po ashtu se disa prej gjërave me të cilat u përball presidenti Trump ng a administrata e Biden-it janë shumë të ngjashme, mendoj, me ato që ka kaluar doktor Berisha. Pra, ka një sinergji të mirë dhe mënyrës se si funksionojnë këto gjërat.

Fevziu: Kam një pyetje të ndjeshme, nëse mund ta quaj kështu. Sa ka kushtuar kontrata që keni nënshkruar me Partinë Demokratike, cilat janë termat financiar?

LaCivita: Sa para nxjerr ti?

Fevziu: S’kam si ua them këtë gjë.

LaCivita: Pikërisht. E di që ligjet e kontratave janë miratuar nga avokatët e mijë, avokatet e partisë dhe këto shifra do të bëhen publike në një çast tjetër, pra ka një agjendë se kur do të publikohen. E kuptoj se disa njerëz duan të bëjnë pyetje të tilla, sidomos nga ana e Edi Ramës…

chris lacivita pd

Sondazh

Poll