14 Prill 2025, 09:04
Nga M.B
Arrestimi
TIRANA- Një 45-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia si pjesë e një grup kriminali dhe për trafik droge është arrestuar. Sipas informacioneve, në pranga me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj është vënë 45-vjeçari me dy identitete Genti Beqiri alias Eduard Pano.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Gjykata e Apelit Napoli ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj tij për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentash”.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 37”.
I kërkuar në Itali për “Grup Kriminal”, “Trafikim narkotikësh” dhe “Falsifikim dokumentash” kapet në Tiranë, 45-vjeçari nga Tirana. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimit të FAST ALBANIA me Rrjetin Evropian (ENFAST),ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 37”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tiranës, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale u bë lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit G. B, alias E. P, 45 vjeç, banues në Tiranë .
Gjykata e Apelit Napoli/Itali, ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentash”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 45-vjeçarit në Itali.
italia
Aktualitet
14 Prill 2025, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike n&eum...
Aktualitet
14 Prill 2025, 07:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka marrë ...
Aktualitet
14 Prill 2025, 07:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një dokument që përcakton tarifat e reja...
Aktualitet
14 Prill 2025, 06:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i k...
Aktualitet
13 Prill 2025, 22:05
N.F
Prindërit e Martin Canit
TIRANË- Martin Cani, sot do të festonte 15-vjetorin e lindjes. I riu humbi jetën tragjikisht më 18&n...
Aktualitet
13 Prill 2025, 20:41
N.F
Turistët
TIRANË- Dy turistë gjermanë janë shpëtuar në në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit&rd...
Aktualitet
13 Prill 2025, 20:28
N.F
Aksidenti
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Klinë të Kosovës ku një tren ka p&eum...
Aktualitet
13 Prill 2025, 19:14
N.F
Alket Dauti
ANGLI- Një trafikant shqiptar i qenieve njerëzorë nga Belgjika në Angli u deklarua fajtor për hyrjen ilegalisht në...
Aktualitet
13 Prill 2025, 18:16
A.Ll
Pamje nga anija "Libra" ne Shengjin
LEZHË- Qeveria italiane, nën drejtimin e Giorgia Melonit, ka provuar një tjetër skenar për fun...
Aktualitet
13 Prill 2025, 17:17
N.F
Ilaria Sula
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur rreth dëshmisë së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të...