13 Prill 2025, 13:17
Nga M.L

MAQEDONI E VERIUT- Trembëdhjetë prokurorë janë duke punuar aktivisht në hetimin e zjarrit tragjik në klubin Pulse në Koçan, i cili mori jetë njerëzish. Siç njoftoi prokurori publik republikan, Ljupço Kocevski, deri më tani janë dyshuar 47 persona fizikë dhe tre persona juridikë, ndërsa për 19 të dyshuar të rinj janë kërkuar masa sigurie.
"Për katër persona kërkohet paraburgimi, arrest shtëpiak me ndalim komunikimi për shtatë persona, ndërsa për shtatë të tjerë janë propozuar masa parandaluese. Njëri nga të dyshuarit e rinj nuk ndodhet fare në Maqedoni”, tha Kocevski.
Hetimi mbulon pronarët dhe drejtuesit e klubit, përdoruesit e mjeteve piroteknike, si dhe rojet e sigurisë, si dhe një sërë ish-zyrtarësh dhe aktualë, lëshimet e të cilëve lejuan që klubi të funksiononte pa plotësuar kushtet e nevojshme.
Kocevski theksoi se në mesin e të dyshuarve janë edhe tre ish-kryetarë komunash dhe tre inspektorë ndërtimor nga Komuna e Koçanit, të cilët sipas hetimeve nuk kanë kryer fare kontroll inspektues edhe pse objekti në mënyrë të kundërligjshme është shndërruar në objekt hoteliere.
"Gjithashtu, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka dyshuar për tre persona të cilët ndër vite nuk kanë bërë asnjë inspektim apo monitorim të objektit. Ata me veprimet e tyre të papërgjegjshme i ekspozuan qytetarët në rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre”, tha Kocevski.
Në hetim janë përfshirë edhe dy sekretarë shteti, një ish-ministër i ekonomisë dhe tre punonjës në sektorin e hotelerisë dhe turizmit të së njëjtës ministri, të cilët sipas prokurorisë i kanë mundësuar klubit Pulse të marrë licencat dhe të vazhdojë funksionimin edhe pse ishte i paligjshëm. Kocevski theksoi se ministri aktual i Ekonomisë nuk është pjesë e hetimeve, sepse pronari i klubit nuk ka paraqitur kërkesë për licencë të re gjatë mandatit të tij.
Të dyshuar janë edhe katër inspektorë nga Inspeksioni i Tregut, si dhe tre inspektorë të tjerë që kanë qenë pjesë e fazës së mëparshme të hetimit. Tek drejtuesit e tyre po kryhen kontrolle shtesë, pasi gjatë mandatit të tyre klubi ka funksionuar me licenca të falsifikuara apo të parregullta.
"Autoritetet hetimore po zhvillojnë procedim edhe ndaj shtatë punonjësve të policisë. Hetimi është në vazhdim dhe po ndërmerren veprime të reja hetimore”, shtoi Kocevski.
maqedoni e veriut tragjedia ne kocan
Bota
13 Prill 2025, 13:01
M.L
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku përshëndeti dhe bekoi besimtarët sot në mesditë në sheshin ...
Bota
13 Prill 2025, 12:35
r.ll
foto ilustruese
SUDAN- Sulmet shkatërruese në një kamp ku janë strehuar qindra mijëra njerëz që kishin ikur nga lufta ci...
Bota
13 Prill 2025, 12:25
M.L
Donald Trump
SHBA- Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po rikthehet me intensitet të ri dhe viktimat e para nuk jan...
Bota
13 Prill 2025, 12:25
M.L
Foto ilustruese
SPANJË- Pamjet e rënda dhe në të njëjtën kohë shqetësuese shfaqin Lanzarote, Spanjë, duke...
Bota
13 Prill 2025, 12:15
r.ll
pamje nga vendngjarja
UKRAINË- Më shumë se 20 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në q...
Bota
13 Prill 2025, 11:48
M.L
Robert F. Kennedy Jr.
SHBA- Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., ka premtuar një përpjekje masive testi...
Bota
13 Prill 2025, 11:28
r.ll
donald trump
SHBA- Një milion deportime brenda këtij viti është një nga qëllimet e shfaqura në disa biseda private nga ...
Bota
13 Prill 2025, 11:29
M.L
Foto ilustruese
UKRAINË- Më shumë se 20 persona u vranë sot nga një sulm raketor rus në qytetin Sumy në veri të&nbs...
Bota
13 Prill 2025, 11:09
r.ll
foto nga protesta
SERBI- Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodh&eu...
Bota
13 Prill 2025, 10:33
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar sot edhe 23 persona të tjerë, dyshohet se jan&...