Politike

"Do rrëzojë imazhin se PD është antiamerikane!" Boçi: LaCivita një gjetje që do rrisë besimin

Sipas tij, strategu i fushatës do të rrëzojë imazhin e ngritur nga PS se Partia Demokratike është antiamerikane.

12 Prill 2025, 21:42 Nga M.B
"Do rrëzojë imazhin se PD është antiamerikane!"
Luçiano Boçi

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi sot dhe rolin e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në “Off the Record” në A2 CNN, Boçi tha se LaCivita do të rrisë besimin te shqiptarët. Sipas tij, strategu i fushatës do të rrëzojë imazhin e ngritur nga PS se Partia Demokratike është antiamerikane.

“Kryefjala ishte Sali Berisha, trupa e kandidatëve për deputetë. Së bashku bëjnë trupën politike që duhet të sjellë besim. Një rol ka dhe strategjisti. LaCivita është një gjetje, nga historia e strategjistëve. Është një gjetje që ndikon në rritjen e besimit të qytetarëve dhe anëtarë e PD. PS e ka sulmuar PD për antiamerikanizëm.

Zgjedhja e një strategjisti pranë Trump përcon atë mesazh që SHBA janë aleatë të PD dhe nuk kanë ato vlerësime për demokratët dhe Berishën. Ai ka ndërtuar një fushatë virtuoze në SHBA që pati një rezultat spektakolar. Mrekullinë do ta bëjnë shqiptarët”, tha Boçi.

partia demokratike

Sondazh

Poll