Politike

"Edhe në Viçidol ujësjellësin e kishte sjellë Edi Rama"/ Shalsi: Kukësi si Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Europës

Gjatë fjalës së tij Shalsi theksoi gjithashtu se Edi Rama kishte çuar ujësjellësin edhe në Viçidol.

12 Prill 2025, 12:52 Nga E. D
"Edhe në Viçidol ujësjellësin e kishte sjellë
Eduard Shalsi

TIRANË- Eduard Shalsi, drejtuesi politik i Qarkut të Kukësit, duke folutr në çeljen e fushatrës së PS tha se është i bindur se Partia Socialiste do të marrë dy mandate. Gjatë fjalës së tij Shalsi theksoi gjithashtu se Edi Rama kishte çuar ujësjellësin edhe në Viçidol. Më tej Shalsi u shpreh se Kukësi si Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Europës. 

“E kam parë shpesh këtë shesh por kurrë nuk e kam parë më shpresëdhënës. Tek po qëndroja më kujtohet Rama nga bashkia dhe mendimet e tij për këtë shesh. Historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar. Nga kioskat e deri te fillim vitet 90 i atij që sot është shndërruar në disa parti që po sheshin alternativa të reja. Po ja ku jemi sot, ky shesh i modernizimit të Shqipërisë.

Jam i emocionuar si asnjëherë. Kukësi, nuk është një krahinë, është zemër, histori, traditë. Ju përcjellim përshëndetjet e tropojanëve dhe hasianëve. Kukësi ka prodhuar një mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit kosovarë. Kam një barrë të rëndë përgjegjësia për të drejtuar këtë qark. Nga Kukësi e Tropoja ka nisur transformimi, pas disa vitesh që shkova në Tropojë, nuk e njoha, edhe ujësjellësin në Viçidol e kishte çuar Edi Rama. Meriton që Kukësi si Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Europës", tha Shalsi. 

eduard shalsi

Sondazh

Poll