Art&Argëtim

Mbretëresha Elizabeth i mbështeti, Meghan dhe Harry nuk pranohen si shtetas nga Kanadaja, ja arsyeja

17 Janar 2020, 10:03 Nga DOSJA
Mbretëresha Elizabeth i mbështeti, Meghan dhe Harry nuk pranohen si

MBRETËRI E BASHKUAR– Largimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle nga Pallati Mbretëror ka sjellë një lumë reagimesh. Të gjithë menduan  se mbretëresha Elizabeth nuk do ta pranonte largimin e tyre nga familja mbretërore, por në samitin e mbajtur pak ditë më parë, Harry dhe Meghan morën mbështetjen e mbretëreshës.

Sipas medies së huaj “Mail”, çifti mbretëror kanë hasur një tjetër problem. Kanadaja nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për të fituar shtetësinë kanadeze.

Sipas “Mail”, shkëputja nga familja mbretërore dhe marrja e shtetësisë kanadeze përbën shkelje të ligjit:

“Si përgjigje e njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex (Princi Harry dhe Meghan) të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë  së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur: “JO.”

Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni mbretër .Kanadaja nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni pasi prish një tabu kushtetutuese të pashprehur,”- shkruhet në artikullin e publikuar.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz meghan markle princ harry princ harry largohet nga familja mbreterore shtetësia kanadeze meghan markle princ harry princ harry largohet nga familja mbreterore shtetësia kanadeze

Sondazh

Poll