FOTO/ Financoi fushatën e Ramës për diasporën në Itali, kush është shqiptarja në Itali, kandidate për parlamentin e Lombardisë
Në investigimin e publikuar ditën e sotme, thuhet se disa reklama në rrjetet sociale janë publikuar, ku bëhet 'PR' për takimin e Ramës që do të zhvillojë ditën e nesërme në Itali.
ITALI- Një investigim i publikuar nga Reporter.al, ka zbuluar se fushata elektorale e kryeministrit Edi Rama për disporën është financuar nga palë të treta. Në investigimin e publikuar ditën e sotme, thuhet se disa reklama në rrjetet sociale janë publikuar, ku bëhet 'PR' për takimin e Ramës që do të zhvillojë ditën e nesërme në Itali.
Sipas BIRN, në platformat e kompanisë ‘Meta’ nga një faqe anonime në ‘Facebook’, në bashkëpunim me një organizatë në Itali të quajtur ‘E20Italia Associazione Culturale’, e cila drejtohet nga juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare me aktivitet në Milano, Vasenka Rangu Leka, ka financuar reklamat. Sipas të dhënave të bëra publike në bibliotekën e reklamave ‘Ads Library’ nga kompania Meta, fushata e reklamave është paguar nga një organizatë jofitimprurëse e quajtur “E20Italia Associazione Culturale”, e cila kishte shpenzuar deri të premten të paktën 866 euro.
Por kush është shqiptarja Vasenka Rangu Leka?
Vasenka Rangu Leka është mjaft e njohur në Itali, për shkak të angazhimit të saj tepër të madh me diasporën shqiptare. Ajo drejton Qendrës Shqiptare në Itali, një prej organizatave me aktive të diasporës shqiptare në nivel europjan. Rangu Leka ka marrë pjesë ndër vite në organizimin e qindra veprimtarive dhe projekteve në fushën e diplomacisë publike, me qëllim promovimin e Shqipërisë dhe përhapjen e kulturës shqiptare në Itali.
Ndërkohë që në vitin 2023, Vasenka Rangu Leka ka marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të rajonit të Lombardisë. Rangu Leka është ede drejtuese e një studjoje ligjore mjaft të njohur e të afirmuar në Milano, ajo ka bashkëpunuar ndër vite me institucione të rëndësishme publike e private në Itali si organizata e madhe ACLI, Bashkia e Milanos, Fondazione Verga, Banka Europjane për Zhvillim, etj.
Sondazh
VIDEO/ Ndotja e ujit në Tiranë, Krimi Ekonomik 'zbarkon' në terren
Uji i ndotur TIRANË- Krimi Ekonomik ka zbarkuar në terren, pas denoncimeve të shumta për shkak të ndotjes së ujit në...
Gazetari Arsen Rusta kallëzon në SPAK kreun e UKT, Skerdi Drenova për ndotjen e ujit sot në Tiranë (VIDEO)
Pamjet TIRANË- Një situatë e rëndë ka ndodhur ditët e fundit në Tiranë, ku në banesat e qytetarëve ka pas...
Turistët po vijnë, por çfarë po vizitojnë?
Muajt e parë të vitit kanë shënuar prurjet e para turistike të cilat kanë qenë të fokusuara kryesisht në Tiran&eu...
“Lufta” për talentet, si po i motivojnë kompanitë shqiptare punonjësit
Cilat janë strategjitë që po përdorin kompanitë për të parandaluar eksodin e talenteve dhe për të krijuar një...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto Ilustruese TIRANË- Ditën e sotme, parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizot&eu...
Zgjedhjet/ Kandidatët e rinj përballë njëri-tjetrit
TIRANA- Duke parë fushatën që ka nisur, herë pas here të kap syri fytyra të bukura, të veshur mirë që kanë d...
Filloi punë si saldator, i riu e gjen vetën në një parcel me lëndë narkotike
Foto ilustruese SPANJA- Piranjat sollën historinë e një 35 vjeçari, i cili pak kohë më parë ka kërkuar ndihm...
Vazhdon situata kaotike në urgjencën e QSUNT, pacientët me shërbim të cunguar
Foto nga emisioni TIRANA- Dy javë më parë, në vigjilje të një fushate të ndezur zgjedhore, kryeministri Rama do të ...
Polici bën "zap" fshatin në Bulqizë! Banorët: Na ka nxjerrë armën e shërbimit! Administrata e Bashkisë dhunon gazetarin dhe operatorin! Kryetarja: Do ua zgjidh unë
ali dema, festime mjeshtri BULQIZË- Jemi në fshatin Homesh të Bashkisë së Bulqizës, aty ku një efektiv i Policis&eu...
"40 emigrantët mbërritën në Shqipëri të prangosur", La Repubblica: Policia shqiptare në kampin e Shëngjinit kërkoi t'i fotografonte
mberritja e emigranteve SHËNGJIN- Anija italiane "Libra" me 40 emigrantë ka mbërritur ditën e sotme në portin e Shëngjinit.&n...
