Aktualitet

Zgjedhjet/ Kandidatët e rinj përballë njëri-tjetrit

11 Prill 2025, 22:56 Nga DOSJA

Zgjedhjet/ Kandidatët e rinj përballë njëri-tjetrit

TIRANA- Duke parë fushatën që ka nisur, herë pas here të kap syri fytyra të bukura, të veshur mirë që kanë dalë për ë takuar Shqipërinë e varfër të periferive, normal, të veshur keq.

Zgjedhje? Dakort. Kandidatë të rinj? Gjithmonë mirë.

Problemi është që kur themi “të rinj”, nuk e kemi fjalën për energji të reja politike, për “ide që çajnë errësirën”… jo.

Ajo që shohim në këtë fushatë janbë të rinj instagrami. Të rinj që politika i ka thirrur jo se kanë bërë ndonjë gjë në jetë, por sepse... duken bukur në kopertinën e Partisë.

Po kush janë këta njerëz?

Shumica janë në të 20-at e tyre, që kanë bërë më shumë sfda në tik-tok sesa aktivizëm politik. Nuk kanë qenë në asnjë protestë, le më të kenë organizuar vetë një. Shumica nuk e ka idenë as se çfarë përfaqëson partia që i ka përfshirë.

Tani, sapo partia u dha një vend të sigurt në Parlament, lanë pushimet në Dubai dhe shkuan nëpër fshatrat e Dukagjinit, Dumresë, Dukatit.

Disa prej tyre e takojnë “popullin” vetëm në verë, kur populli është kamerieri që u servir pjatat në jug, në Sarandë, Ksamil, ose Dhërmi. Aty është kontakti i tyre me realitetin shqiptar. Dhe, këta janë emrat që nesër, do vendosin për ne të gjithë?

Ndërkohë që nuk dinë të bëjnë as një deklaratë pa ndihmën e ChatGPT-së? Të paktën të bënin ndonjë TikTok ku të shpjegonin çfarë është “Komisioni i Ligjeve”... se ndoshta mendojnë që është një event mode.

Partia u bëri një ofertë. Sepse partia do njerëz të rinj e të bukur e që nuk mendojnë, as pyesin, le më të kritikojnë. Dhe ata e pranuan, madje postimi i parë, pas sflatave në udhëtime jashtë, ishte sa krenarë janë, për mundësinë.

Një vend i sigurt në Parlament? Pse jo? Pa asnjë përpjekje, pa asnjë përgjegjësi, pa asnjë ide.

Po për çfarë jeni aty? Çfarë ofroni realisht për qytetarët, për të rinjtë që doni t’i përfaqësoni? Apo mjafton që dukeni bukur si kukulla në podiume?

Në fund të ditës, ne kemi nevojë për liderë, jo për infuencerë të parealizuar.

Shqipëria nuk është një feed estetik – është një vend real, me halle reale.

Dhe jo, Shqipëria nuk rregullohet me fltra e “preset” Instagrami./ Piranjat

zgjedhjet

Sondazh

Poll