Bota

SHBA njofton fillimin e bisedimeve/ Rubio: Irani nuk do ketë kurrë armë bërthamore!

Rubio tha gjithashtu se SHBA planifikon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta midis të dërguarit të saj të posaçëm Steve Witkoff dhe Iranit të shtunën rreth programit të tij bërthamor.

11 Prill 2025, 14:48 Nga DOSJA
SHBA njofton fillimin e bisedimeve/ Rubio: Irani nuk do ketë kurrë
Marco Rubio

SHBA- Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara janë të bindur në rifillimin e takimeve të nivelit të lartë në me Iranin për eliminimin e programit bërthamore. Rubio tha gjithashtu se SHBA planifikon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta midis të dërguarit të saj të posaçëm Steve Witkoff dhe Iranit të shtunën rreth programit të tij bërthamor.

Ne shpresojmë se kjo do të çojë në paqe. Ne e kemi bërë shumë të qartë se Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore dhe mendoj se kjo është ajo që çoi në këtë takim" tha Rubio. 

Ndërkohë, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka kërcënuar se Irani mund të dëbojë inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nga vendi nëse "kërcënimet" rriten përpara bisedimeve bërthamore me SHBA-në.

"Kërcënimi i jashtëm i vazhdueshëm mund të çojë në masa parandaluese, duke përfshirë dëbimin e inspektorëve të IAEA dhe ndërprerjen e bashkëpunimit", tha Ali Shamkhani të enjten në shërbimin online X. 

Menjëherë më pas, Uashingtoni deklaroi se dëbimi i inspektorëve të IAEA se do të ishte një përshkallëzim dhe një llogaritje e gabuar. Kërcënimi i një veprimi të tillë është në kundërshtim me garancitë e Iranit për programin e tij bërthamor paqësor. 

“Ajo çfarë ndodhi të shtunën, do të vendosë nëse do të ecet më tej. Tani kemi një takim i cili është parashikuar të ndodhë. Është një takim për të mësuar nëse Irani është serioz në këtë proces. Ky është qëllimi i këtij takimi. Për sa i përket temave ose kush do të jetë i pranishëm, nuk mund t’jua bëj me dije dhe nuk do të spekullojë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tammy Bruce.

shba iran rubio

Sondazh

Poll