Politike

Kandidati i PSD-së në Tiranë, Tedi Mula: Do të jemi gjithmonë në mbështetje të SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë shqiptare

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale Mula thotë se ajo çfarë e bën këtë vend të pajetueshëm është hajdutëria. Ai shton se në këtë vend duhet të jesh hajdut që të quhesh djalë i shkathët.

10 Prill 2025, 15:32 Nga M.B
Kandidati i PSD-së në Tiranë, Tedi Mula: Do të jemi
Tedi Mula

TIRANA- Kandidat i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, Tedi Mula ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shprehet se forca politike me të cilën garon do të jetë gjithmonë në mbështetje të SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale Mula thotë se ajo çfarë e bën këtë vend të pajetueshëm është hajdutëria. Ai shton se në këtë vend duhet të jesh hajdut që të quhesh djalë i shkathët.

"A e dini pse ikin të rinjtë? Këtë ua them unë! Papunësia, problemet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi, këto i dimë të gjithë. Por ajo çfarë e bën këtë vend të pajetueshëm është hajdutëria. Në këtë vend duhet të jesh hajdut që të quhesh djalë i shkathët. Në rast se ti zgjedh të mos ta bësh këtë gjë ti quhesh djalë i mirë, por si pasojë edhe gjynah", thotë Mula ndër të tjera teksa flet për realitetin në Shqipëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Partia Social Demokrate (@psd_albania)

tedi mula

Sondazh

Poll