Aktualitet

"Nuk përfitojmë nga ulja e tarifave"/ Trump cakton 10% për 75 shtete, por jo për Kosovën dhe Shqipërinë

Kjo ulje e tarifave nuk do të ketë ndonjë efekt në Shqipëri dhe Kosovë, për të cilat tarifa fillestare ishte e vendosur në nivelin e 10%, që do të thotë se ato do të vazhdojnë të përballen me kushtet e njëjta si më parë.

9 Prill 2025, 21:47 Nga A.Ll

"Nuk përfitojmë nga ulja e tarifave"/ Trump cakton 10%

SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar pezullimin për një periudhë 90-ditore të tarifave tregtare për më shumë se 75 shtete, përfshirë shumë vende të Evropës dhe Azisë.

Gjatë kësaj periudhe, tarifa për shumicën e produkteve do të jetë vetëm 10%, një mundësi e rëndësishme për shtetet të rifillojnë bisedimet dhe të arrihen marrëveshje për përmirësimin e kushteve tregtare.

Megjithatë, kjo ulje e tarifave nuk do të ketë ndonjë efekt në Shqipëri dhe Kosovë, për të cilat tarifa fillestare ishte e vendosur në nivelin e 10%, që do të thotë se ato do të vazhdojnë të përballen me kushtet e njëjta si më parë.

Ky vendim i Presidentit Trump ka shpërndarë shqetësime, pasi ashtu si në raste të tjera, Shqipëria ka mbetur e përjashtuar nga përfitimet që do të mund të sillte kjo periudhë negociatash për vendet që shfaqin gatishmëri për të angazhuar bisedime të dobishme.

Nga ana tjetër, Kina është përjashtuar nga pezullimi dhe është njoftuar për një rritje të mëtejshme të tarifës në 125%, duke përshkallëzuar tensionet ekonomike mes SHBA-së dhe këtij shteti, për të cilin Trump ka theksuar se “mungesa e respektit ndaj tregjeve botërore” ka sjellë këtë ndëshkim të ri.

Përveç kësaj, Trump ka shpjeguar se periudha e pauzës 90-ditore për 75 shtetet është një mundësi për të arritur marrëveshje dhe për të shmangur barrierat që kanë penguar tregtinë e lirë.

shqiperia tarifat shba

Sondazh

Poll