Aktualitet

Iu ulin pagën, shoferët e QSUNT ballafaqohen me drejtorin ekonomik

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me 15 shoferët e urgjencës para spitalore në QSUNT, të cilët janë të gatshëm në raste zjarri, aksidenti, mbytjeje, tërmeti etj. Nga korriku i 2024-ës, paga e tyre pati ulje 160 mijë lekë.

9 Prill 2025, 21:26 Nga E. D
Iu ulin pagën, shoferët e QSUNT ballafaqohen me drejtorin ekonomik
foto ilustruese

TIRANË- Në muajin mars emisioni “Stop” në Tv Klan solli në vëmendje problemin e 22 shoferëve të urgjencës në spitalin e Durrësit që thanë se nga gushti 2024, atyre u është ulur paga me 16 mijë lekë të reja. Punonjësit treguan se punojnë 12 orë dhe paguhen për 8. Po kështu ditët e festave apo të shtunat e të dielat, nuk u paguhen. Ata iu ishin drejtuar me shkresa Drejtorisë së Spitalit, por nuk kanë marrë zgjidhje.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me 15 shoferët e urgjencës para spitalore në QSUNT, të cilët janë të gatshëm në raste zjarri, aksidenti, mbytjeje, tërmeti etj. Nga korriku i 2024-ës, paga e tyre pati ulje 160 mijë lekë.

Për këtë rast, “Stop” pyet drejtorin ekonomik të QSUNT-së, Afrim Ozuni, i cili tha se problemi njihet dhe po diskutohet për një zgjidhje. Ozuni ballafaqohet me 15 shoferët e urgjencës paraspitalore duke u premtuar që më 10 prill të kenë një përgjigje pozitive./tvklan.al

qsunt

Sondazh

Poll