Politike

Përgjimet/ "Porosia për kontroll erdhi nga shumë lartë!" Veliaj-Xoxës: Flit me shokët e mi aty, çfarë mesazhi është ky veprim nga Ministri i Drejtësisë?!

 Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës së Apelit të GJKKO-së për Veliajn.

8 Prill 2025, 18:02 Nga M.B
Përgjimet/ "Porosia për kontroll erdhi nga shumë
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

TIRANA- Pjesë të tjera të përgjimeve kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës së Apelit të GJKKO-së për Veliajn. Në bisedën e datës 16.02.2025 në orën 13:13, Veliaj i kërkon të vëllait që personat që merren me menaxhimin e tij mediatik të vazhdojnë me postime të rregullta, sot, nesër, pasnesër, siç kanë bërë çdo ditë.

Ndërsa në orën 15:51, Veliaj bisedon me bashkëshorten Ajola Xoxën dhe i thotë që një grup nga ana e Ministrisë së Drejtësisë i ka ardhur për kontroll, duke i kthyer përmbys çdo gjë, dhe për të kjo nuk është e pranueshme.

Ai i kërkon Ajola Xoxës që ajo të flasë "me shokët e tij që janë aty" se çfarë mesazhi është ky veprim nga ana e Ministrit të Drejtësisë. Veliaj i tregon se punonjësit që ushtruan kontroll ishin shumë të mirë dhe i kanë thënë që ka qenë "porosi nga shumë lart".

PJESË NGA DOSJA:

16.02.2025 Në orën 13:13 Erion Veliaj bisedon me numrin telefonik 067........., por bashkëbiseduesi në këtë rast rezulton të jetë Arber Veliaj. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që personat që merren me menaxhimin e tij mediatik të vazhdojnë me postime të rregullta, sot, nesër, pasnesër, siç kanë bërë çdo ditë. I kërkon që të vazhdojnë të mbajnë ritmin. Në orën 15:51, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i thotë që një grup nga ana e Ministrisë së Drejtësisë i ka ardhur për kontroll, duke i kthyer përmbys çdo gjë, dhe për të kjo nuk është e pranueshme. I kërkon Ajolës që ajo të flasë "me shokët e mi që janë aty" se çfarë mesazhi është ky veprim nga ana e Ministrit të Drejtësisë. Erion Veliaj i tregon se punonjësit që ushtruan kontroll ishin shumë të mirë dhe i kanë thënë që ka qenë "porosi nga shumë lart".

Përgjimet/ "Porosia për kontroll erdhi nga shumë

Përgjimet/ "Porosia për kontroll erdhi nga shumë

 

erion veliaj

Sondazh

Poll