Bota

VIDEO/ Shpërthen vullkani Kanloan në Filipine, lëkundjet ndihen në disa zona përreth, autoritetet: Mund të ketë shpërthime të tjera më të rrezikshme

Sipas Institutit Filipine të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (PHIVOLCS), shpërthimi ndodhi në orët e para të së hënës ndërsa shpërthimi është regjistruar nga kamerat shkencore.

8 Prill 2025, 14:10 Nga N.F
VIDEO/ Shpërthen vullkani Kanloan në Filipine, lëkundjet ndihen
Vullkani

FILIPINE- Një alarm është ngritur në Filipine pas shpërthimit të vullkanit Kanlaon në orët e para të së hënës. Shpërthimi ngriti hi vullkanik 4 kilometra në ajër ndërsa shpatit të malit doli materia e nxehtë.

Sipas Institutit Filipine të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (PHIVOLCS), shpërthimi ndodhi në orët e para të së hënës ndërsa shpërthimi është regjistruar nga kamerat shkencore. Lëkundjet nga shpërthimi u ndje menjëherë në zonat përreth.

Autoritetet kanë mbajtur nivelin e alarmit në 3, gjë që tregon vazhdimin e aktivitetit dhe një rrezik në rritje të shpërthimeve të ardhshme. Zona e kufizuar mbetet 4 kilometra nga gryka e vullkanit, ku qeveria u bën thirrje banorëve të mos afrohen për asnjë arsye.

vullkan ne filipine

Sondazh

Poll