Bota

Shembet çatia e një klubi nate në Santo Domingo, humbin jetën 12 persona, plagosen 46 të tjerë (VIDEO)

Sipas njoftimeve fillestare nga ekipet e shpëtimit, të paktën 12 të vdekur, ndërsa 46 të plagosur.

8 Prill 2025, 13:44 Nga N.F
Shembet çatia e një klubi nate në Santo Domingo, humbin
Pamje nga vendi i ngjarjes

SANTO DOMINGO- Një ngjarje e rëndë me disa viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesin të së martës në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo. Raportohet se çatia e një klubi nate u shemb, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz.

Sipas njoftimeve fillestare nga ekipet e shpëtimit janë të paktën 12 të vdekur, ndërsa 46 të plagosur. Pamjet të cilat janë publikuar gjatë një koncerti tregojnë njerëz duke kërcyer dhe kënduar ndërsa tavani shembet papritur në sfond.

Më pas çatia bie sipër njerëzve duke i bllokuar nën rrënoja. Siç shihet në videot e mëposhte shumë persona ishin duke tentuar të dalin nga mbetjet e mbetura nga klubi ndërsa janë të plagosur.

 

shembet çatia e një klubi nate në santo domingo 12 viktima

Sondazh

Poll