Sport

Neville i pakënaqur, Amorim: "Ai kritikon gjithçka, por unë i kuptoj arsyet e tij"...

“Ne nuk po luftojmë për objektiva të mëdha, por duhet të marrim parasysh kontekstin. Ai ka luftuar vazhdimisht për titull".

7 Prill 2025, 10:53 Nga DOSJA
Neville i pakënaqur, Amorim: "Ai kritikon gjithçka, por

ANGLI - Derbi i pasdites së djeshme mes Manchester United dhe Manchester City nuk është ai që do të mbahet mend në analet, për ta thënë butë.

Derbi u mbyll me një rezultat të dobët 0-0 dhe me shumë pak raste, rezultat i padobishëm për asnjërën skuadër dhe që në fishkëllimën e fundit u kritikua ashpër nga ish-ylli i “Djajve të Kuq”, tani komentator, Gary Neville.

Duke folur për Sky Sport UK, ish-mbrojtësi anglez u ankua për mungesën totale të pasionit, i cili në një ndeshje si ajo e djeshmja duhet të jetë gjithmonë në shtëpi në Old Trafford.

Përgjigja e trajnerit të Manchester United Ruben Amorim nuk vonoi dhe pas ndeshjes ai deklaroi: "Unë e kuptoj që Neville kritikon gjithçka: është sezoni më i keq në historinë e klubit; ne nuk jemi në pozicionin më të mirë për të bërë një shfaqje.

Nuk po luftojmë për objektiva të mëdha, por duhet të marrim parasysh kontekstin. Dhe e kuptoj kontekstin. Ai ka luftuar vazhdimisht për titull".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll