Bota

"E morën autorizimin nga përtej oqeanit"/ Lideri i ri opozitar turk bën deklaratë kundër Donald Trump: Erdogan mori 'dritën jeshile' për arrestimin e Imamoglu

Ozel la të kuptohet se vetë presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë miratimin për arrestimin e liderit të opozitës në Turqi.

6 Prill 2025, 21:03 Nga M.L
"E morën autorizimin nga përtej oqeanit"/ Lideri i ri
Ozgur Ozel

TURQI- Lideri i opozitës zyrtare në Turqi, Ozgur Ozel, është hedhur në kundërsulm ndaj Presidentit amerikan Donald Trump. Sipas Ozel, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, dritën jeshile për arrestimin e Ekrem Imamoglu e mori nga lideri amerikan, Donald Trump.

Në një fjalim të ri, pak kohë më parë, pas fitores së tij solemne në kryesinë e partisë, Ozgur Ozel për herë të parë publikoi bujë për përfshirjen e qeverisë amerikane në rastin e arrestimit të Ekrem Imamoglu. Ozel la të kuptohet se vetë presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë miratimin për arrestimin e liderit të opozitës në Turqi.

"Ata morën autorizim nga përtej oqeanit për të arrestuar Ekrem Imamoglu. Unë po e quaj Erdoganin, jo Presidentin Erdogan, i cili u zgjodh me votat e kombit, por Erdoganin, kreun e juntës, që tentoi një grusht shteti; dil dhe thuaj para nesh nëse grushti që u përpoq të bësh kundër presidentit të ardhshëm, kundërshtarit tënd, u miratua nga Amerika apo jo", deklaroi ai.

“Nëse Amerika thotë dhe jep miratimin e saj, i arreston dhe i burgos sa hap e mbyll sytë, nëse nuk jep miratimin i lë të shkojnë. I them kreut të juntës; as Amerika dhe as SHBA nuk do të të shpëtojnë nga ne në zgjedhjet e para”, bëri thirrje kreu i opozitës zyrtare, duke ngritur për herë të parë tonin aq shumë kundër qeverisë turke.

ozgur ozel

Sondazh

Poll