Bota

SHBA tërhiqet nga ekipi ndërkombëtar përgjegjës për mbledhjen e provave të krimeve të luftës ruse në Ukrainë

Presidenti i Eurojust-it, Michael Schmidt u tha gazetarëve në Hagë se disa javë më parë Shtetet e Bashkuara njoftuan se po tërhiqeshin për shkak të një ndryshimi në prioritetet në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

3 Prill 2025, 20:25 Nga N.F
SHBA tërhiqet nga ekipi ndërkombëtar përgjegjës
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga një ekip ndërkombëtar përgjegjës për mbledhjen e provave të krimeve të mundshme të luftës ruse në Ukrainë. Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit kundër Ukrainës (ICPA) përfshin hetues nga disa vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, nën kujdesin e një organi gjyqësor të BE-së, Agjencia e BE-së për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojust).

Presidenti i Eurojust-it, Michael Schmidt u tha gazetarëve në Hagë se disa javë më parë Shtetet e Bashkuara njoftuan se po tërhiqeshin për shkak të një ndryshimi në prioritetet në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

“Sigurisht që na vjen keq për këtë, por në të njëjtën kohë, padyshim që vazhdojmë të punojmë me pjesëmarrësit, të cilët janë ende pjesë e grupit," shtoi Schmidt.

Që nga janari i këtij viti, ICPA kishte mbledhur rreth 3,700 prova nga 16 vende dhe synohet të përdoret në akuzat e mundshme për krime lufte kundër rusëve në kontekstin e luftës në Ukrainë.
SHBA e mbështeti grupin financiarisht dhe duke ofruar dëshmi për bazën e të dhënave të tij. Konkretisht, ata kanë paguar një milion dollarë në nëntor 2023.

Schmidt vlerësoi se kostot financiare duhet të mbulohen nga fondet e BE-së dhe shprehu shpresën se anëtarët e tjerë kontribuues do të marrin përsipër mbledhjen e provave.

shba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll