Bota

Autoriteti Palestinez i bën thirrje Hungarisë të arrestojë Netanyahun: Respektoni urdhrin e arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare duke e dorëzuar atë para drejtësisë!

Autoriteti Palestinez i bëri thirrje Budapestit që të vazhdojë me arrestimin e kryeministrit izraelit në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte që dyshohet se janë kryer në Rripin e Gazës.

3 Prill 2025, 16:31 Nga N.F
Autoriteti Palestinez i bën thirrje Hungarisë të arrestojë
Netanyahu

HUNGARI- Autoriteti Palestinez i ka bërë thirrje Hungarisë që të arrestojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili po viziton Budapestin. Autoriteti Palestinez i bëri thirrje Budapestit që të vazhdojë me arrestimin e kryeministrit izraelit në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte që dyshohet se janë kryer në Rripin e Gazës.

“Ministria i bën thirrje qeverisë hungareze që të respektojë urdhrin e arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare duke e dorëzuar Netanyahun para drejtësisë”, tha Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez, me seli në Ramallah në një deklaratë të lëshuar disa orë pas mbërritjes së Netanyahut në Budapest dhe njoftimit të Hungarisë për tërheqjen e saj nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

netanyahu hungari

Sondazh

Poll