Bota

Shpërthen në flakë makina në Amsterdam/ Arrestohet shoferi, dyshohet se i vuri zjarrin mjetit, për pak po digjej edhe vetë (VIDEO)

Punonjësit e policisë që ndodheshin në vendngjarje tentuan të shuanin zjarrin nw rrobat e burrit, përpara se ta arrestonin.

3 Prill 2025, 16:00 Nga N.F
Shpërthen në flakë makina në Amsterdam/ Arrestohet shoferi,
Makina ne flake

AMSTERDAM- Një makinë shpërtheu në flakë pas një shpërthimi në sheshin qëndror Dam të Amsterdamit. Siç njoftuan autoritetet policore të kryeqytetit holandez, drejtuesi i makinës dyshohet se ka shkaktuar qëllimisht zjarrin.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë një burrë me rroba në flakë, duke lëvizur pranë makinës së vogël të kuqe, e cila është përfshirë nga flakët. Punonjësit e policisë që ndodheshin në vendngjarje tentuan të shuanin zjarrin në rrobat e burrit, përpara se ta arrestonin.

Më pas, ata kanë bllokuar një pjesë të madhe të sheshit, ku në vendngjarje kanë shkuar forcat piroteknike dhe po hetojnë makinën për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

shperthen makina ne amsterdam

Sondazh

Poll