Bota

Netanyahu sfidon Gjykata Penale Ndërkombëtare, udhëton më 2 prill në Hungari pavarësisht urdhërarrestit të Hagës kundër tij

Kryeministri izraelit akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

30 Mars 2025, 14:22 Nga r.ll
Netanyahu sfidon Gjykata Penale Ndërkombëtare, udhëton më 2
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të jetë në Hungari më 2 prill, pavarësisht një urdhër-arresti të lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Kryeministri izraelit, gjatë vizitës së tij, pritet të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orban, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit dhe do të kthehet në vendin e tij më 6 prill.

Orban i bëri një ftesë Netanyahut pavarësisht urdhrit të arrestit të ICC të lëshuar vitin e kaluar. Ai e ka dënuar ashpër vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si “të turpshëm”.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhra arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland për krime të dyshuara kundër njerëzimit dhe krime lufte në lidhje me operacionin ushtarak të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, i cili filloi kur lëvizja e armatosur palestineze sulmoi territorin izraelit më 7 tetor 2023.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll