30 Mars 2025, 09:50
Nga r.ll
foto nga vendngjarja
SHBA- Një aeroplan i vogël që fluturonte nga Iowa në Minesota në SHBA u rrëzua mbi një shtëpi periferike dhe më pas shpërtheu në flakë duke shkrumbuar edhe banesën. Aeroplani ishte nisur rreth orës 12:20 me orën lokale përpara se të rrëzohej në një zonë banimi të Brooklyn Park, Minesota, tha Administrata Federale e Aviacionit.
Hetuesit thanë se ishte e paqartë se sa njerëz ishin në bordin e avionit, por shefi i zjarrfikësve në Brooklyn Park Shawn Conway tha se nuk kishte të mbijetuar në mesin e pasagjerëve. Ndërkohë askush brenda shtëpisë nuk u raportua i vrarë.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të përplasjes tragjike, i cili mbetet ende mister. Videot në mediat sociale tregojnë se shtëpia ku u rrëzua avioni u përfshi nga flakët ndërsa anëtarët e zjarrfikësve lokalë u përpoqën ta shuanin atë.
Brooklyn Park, ku u rrëzua avioni, është një periferi e Minneapolis. Qyteti me 82,000 banorë shtrihet rreth 11 milje në veri. Guvernatori i Minesotës, Tim Waltz tha se ekipi i tij ishte në kontakt me zyrtarët lokalë në vendngjarje në Brooklyn Park dhe se po monitorojnë situatën nga afër.
Ky incident vjen pas një sërë përplasjesh avioni të kohëve të fundit dhe për pak humbje që kanë tërhequr vëmendjen e publikut amerikan pasi Presidenti Donald Trump kishte inkurajuar kabinetin e tij për të bërë shkurtime në agjencitë federale. Qindra punonjës përgjegjës për ndihmën e sigurisë ajrore u pushuan nga puna.
aksident ne minesota
Bota
30 Mars 2025, 09:09
r.ll
pamje nga gaza
GAZA- Grupi militant i Hamasit ka deklaruar se mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës përmes ...
Bota
30 Mars 2025, 08:44
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Një nga limuzinat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është shkrumbuar nga flakët pas një shp&...
Bota
30 Mars 2025, 08:40
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Në fillim të javës në mbarim u ulën në tryezën e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse në...
Bota
30 Mars 2025, 07:49
r.ll
foto nga kerkimet
MIANMAR- Në menaxhimin e krizës humanitare, vëmendja gradualisht po zhvendoset në Mianmar, pasi shpresat pë...
Bota
30 Mars 2025, 07:40
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar të mërkurën e ardhshme, 2 prillin, si “dit&...
Bota
30 Mars 2025, 07:36
r.ll
foto ilustruese
PARIS- Në një samit në Paris më 10 dhe 11 shkurt, drejtuesit e teknologjisë garuan për pretendimin më ma...
Bota
30 Mars 2025, 07:34
r.ll
foto ilustruese
KROACI- Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjer...
Bota
29 Mars 2025, 22:37
r.ll
pete dhe jennifer hegseth
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth po përballet me kritika të reja pas zbulimeve se gruaja e t...
Bota
29 Mars 2025, 21:41
r.ll
volodymyr zelenskyy
UKRAINË- Dronët rusë kanë goditur objektiva të shumta në Kharkiv, qytetin e dytë më t...
Bota
29 Mars 2025, 21:24
r.ll
chandauka, harry
SHBA- Presidentja e shoqatës bamirëse Sentebale ka rënë në konflikt të drejtpë...