Bota

VIDEO+ FOTO/ Rrugë të dëmtuara, ura të shembura dhe rrënoja kudo, çfarë ka ngelur në Mianmarin e rrafshuar nga tërmeti 7.7 ballë

Në të njëjtën kohë, numri i të vdekurve ka arritur në 1644, ndërsa 3408 janë të plagosur. Të paktën 139 persona konsiderohen ende të zhdukur.

29 Mars 2025, 19:10 Nga r.ll
VIDEO+ FOTO/ Rrugë të dëmtuara, ura të shembura dhe
pamje nga mianmar

MIANMAR- Operacionet për gjetjen e të mbijetuarve në Mianmar po pengohen nga infrastruktura e dëmtuar dhe rrugët e dëmtuara, tha sot Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA). Tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi vendin dje shkatërroi infrastrukturën kritike, duke përfshirë rrugët kryesore dhe urat, dhe duke vështirësuar kështu operacionet humanitare dhe hyrjen në zonat e prekura.

Në të njëjtën kohë, numri i të vdekurve ka arritur në 1644, ndërsa 3408 janë të plagosur. Të paktën 139 persona konsiderohen ende të zhdukur. Në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, kanë humbur jetën dhjetë persona, 42 të tjerë janë plagosur dhe 78 të zhdukur.


Një grua 30-vjeçare është nxjerrë e gjallë 30 orë pas tërmetit

Një grua u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Mandalay, Myanmar, pranë epiqendrës së tërmetit shkatërrues, raportuan gazetarët e AFP. 30-vjeçarja Pyu Lai Kaing u shpëtua nga rrënojat e kompleksit rezidencial Sky Villa 30 orë pas tërmetit dhe u transportua në një barelë në spital.

Ndërkohë, skena tmerri përshkruhen nga një 39-vjeçar, banor i rajonit Mandalay, Myanmar, i cili tentoi të shpëtonte një burrë të bllokuar nën rrënojat e një xhamie që u shemb në fshatin Sule Kone pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë. Siç tha ai për Reuters, ai u detyrua të braktiste përpjekjet për shkak të pasgoditjeve të forta.

“U detyrova ta lija pas... U ktheva për herë të dytë për ta shpëtuar”, tha ai, duke kërkuar anonimitetin. “Katër persona i kam nxjerrë me duart e mia”. Për fat të keq, tre ishin tashmë të vdekur dhe i katërti vdiq në krahët e mi.”

Ai tha se vetëm në këtë lokacion u vranë dhjetë persona, ndërsa në tri xhamitë që u shembën në fshat humbën jetën gjithsej 23 persona. Sipas tij, kufizimet shtetërore penguan përmirësimin e këtyre objekteve fetare, duke i lënë ato të cenueshme nga fatkeqësi të tilla.

termeti ne mianmar

Sondazh

Poll