Bota

Washington Post: Trump po u bën presion këshilltarëve të tij që të përshkallëzojnë rritjen e tarifave

Donald Trump po shtyn për veprime gjithëpërfshirëse në tregti me qëllim siç pretendon ai ringjalljen e ekonomisë amerikane. Megjithatë, aleatët e tij në Wall Street dhe Capitol Hill po bëjnë thirrje për një qasje më të moderuar.

29 Mars 2025, 13:52 Nga E. D
Washington Post: Trump po u bën presion këshilltarëve të tij
 Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po u kërkon këshilltarëve të tij të lartë që të mbajnë një qëndrim më agresiv për çështjen e vendosjes së tarifave, pasi administrata e tij përgatitet për një përshkallëzim të madh në luftën tregtare globale që ai ka shpallur. 

Donald Trump po shtyn për veprime gjithëpërfshirëse në tregti me qëllim siç pretendon ai ringjalljen e ekonomisë amerikane. Megjithatë, aleatët e tij në Wall Street dhe Capitol Hill po bëjnë thirrje për një qasje më të moderuar.

Sipas raportit, Trump vazhdon tu thotë këshilltarëve të tij se dëshiron të vazhdojë të rrisë tarifat dhe ditët e fundit ka ringjallur idenë e një tarife globale që do të zbatohej për shumicën e importeve, pavarësisht nga vendi i origjinës. 

Washington Post shkruan se Trump është penduar që nuk vendosi më shumë tarifa gjatë mandatit të tij të parë presidencial dhe fajëson këshilltarët e tij që e kanë bindur atë të frenohet, duke shtuar se mbetet e paqartë se sa seriozisht po mendon Trump të vendosë një tarifë globale.

Sipas gazetës, presidenti u ka thënë këshilltarëve të tij se tarifat janë një ndihmë për SHBA-në, sepse ato rikthejnë vendet e punës në sektorin e prodhimit dhe shtojnë triliona të ardhura të qeverisë.

Të premten, Trump tha se ishte i hapur për të bërë marrëveshje me vendet që kërkojnë të shmangin tarifat e SHBA-së, por vuri në dukje se negociatat për ato marrëveshje do të duhet të zhvillohen pasi tarifat hakmarrëse të shpallen më 2 prill.

 donald trump

Sondazh

Poll