Bota

Sherri në Kosovë përfundon në plagosje, dy persona qëllojnë të riun me thikë

Mësohet se personi i sulmuar është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi ka marrë plagë të rënda. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

29 Mars 2025, 10:37 Nga M.L
Sherri në Kosovë përfundon në plagosje, dy persona
Foto ilustruese

KOSOVË- Një person është qëlluar më thikë nga dy persona të panjohur gjatë natës së kaluar në orën 00:25 në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë. Bëhet me dije nga policia e Kosovës se të dyshuarit pas kryerjes së aktit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë. Mësohet se personi i sulmuar është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi ka marrë plagë të rënda. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Skënderbeu, Gjakovë  28.03.2025 – 00:25. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë. Rasti është duke u hetuar."

policia e kosoves

Sondazh

Poll