27 Mars 2025, 19:30
Nga M.L
Foto ilustruese
TURQI- Arrestimet e gazetarëve në Turqi u dënuan nga Komisioni Evropian, Londra dhe Parisi, duke i bërë thirrje vendit të respektojë sundimin e ligjit dhe lirinë e medias, bazuar në vlerat evropiane. Turqia prej një jave po përjeton demonstrata masive antiqeveritare dhe një lëvizje proteste, me përmasa të paprecedentë që nga viti 2013 dhe demonstratat e mëdha të lëvizjes Gezi. Shkaktari ishte arrestimi dhe paraburgimi i kryetarit opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Shumë gazetarë janë arrestuar ditët e fundit në vend teksa mbulonin protestat që janë ndaluar nga autoritetet në disa qytete të mëdha. Ka edhe shumë televizione opozitare që u janë pezulluar licencat e transmetimit, ndërkohë që raportohen masa represive edhe ndaj gazetarëve të mediave të huaja.
"Është jetike që gazetarët të mund të kryejnë punën e tyre pa u kërcënuar me dhunë, ngacmim apo frikësim, në mënyrë që të sigurohet aksesi i qytetarëve në të gjitha informacionet," tha një zëdhënës i Komisionit.
Nga ana e saj, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike tha sot se Mbretëria e Bashkuar pret që Turqia të respektojë sundimin e ligjit: Për shkak se ne ndajmë një marrëdhënie të fortë dhe të rëndësishme me Turqinë, dhe si me të gjithë aleatët tanë, ne presim respekt për angazhimet ndërkombëtare që ndajmë dhe për sundimin e ligjit, duke përfshirë procese të shpejta dhe transparente gjyqësore.
"Turqia ka nevojë për Evropën dhe Evropa ka nevojë për Turqinë." Por ne kemi nevojë për një Turqi që të marrë përgjegjësitë e saj për sigurinë evropiane, dhe të vazhdojë rrugën e saj demokratike duke respektuar angazhimet që ka marrë," tha gjithashtu sot presidenti francez Emmanuel Macron, pas samitit në Paris për Ukrainën.
Franca respekton Turqinë dhe njeh përgjegjësinë e saj në Detin e Zi, por natyra sistematike e sulmeve ndaj lirive karakterizohet si veprime agresive për të cilat Parisi shpreh keqardhjen, shtoi Macron. Ankaraja më herët sot hodhi poshtë ato që i quajti deklarata të njëanshme në lidhje me arrestimin dhe ndalimin e Imamoglu. Autoritetet turke kanë arrestuar rreth 1900 persona që morën pjesë në demonstratat në favor të kryebashkiakut.
protesta ne turqi ankara komisioni evropian
Bota
27 Mars 2025, 19:22
M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Grupi britanik i medias 'Sky News', njoftoi sot se po shqyrton shkurtimin e rreth 2000 vendeve të punës dhe mbylljen e tre...
Bota
27 Mars 2025, 19:16
E. D
foto ilustruese
EGJIPT- Gjashtë persona kanë vdekur pasi një nëndetëse turistike u mbyt në Detin e Kuq në brigjet e Egji...
Bota
27 Mars 2025, 19:10
A.Ll
Volodymyr Zelensky ne nje interviste ne media ne Paris
Intervista nga Jeremy Bowen, Redaktor ndërkombëtar në Paris
Presidenti Volodymyr Zel...
Bota
27 Mars 2025, 19:09
M.L
Santorini
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banor&eu...
Bota
27 Mars 2025, 18:58
M.L
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i vendosur për të forcuar praninë ruse në Arktik, duke paralajm&eu...
Bota
27 Mars 2025, 18:57
B.Z
Donald Trump
SHBA - Gjermania ka thënë se "nuk do të dorëzohet" dhe se Evropa duhet "të përgjigjet me vendosmëri" p...
Bota
27 Mars 2025, 18:57
A.Ll
Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron
Samiti në Francë - Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina ka nevojë pë...
Bota
27 Mars 2025, 18:44
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Vendet aleate që u takuan sot në kryeqytetin francez në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky p...
Bota
27 Mars 2025, 18:36
M.L
Foto ilustruese
UKRAINË- BE-ja u angazhua për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për ushtrinë uk...
Bota
27 Mars 2025, 18:28
E. D
Emmanuel Macron
PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp, pak pas përfundimit të samitit t&e...